Cristian Chivu në debutimin me Interin

Sport

Chivu debuton me barazim te Interi: Pjesën e parë luajtëm mirë, më pas nuk ishim të qartë

18 Qershor, 09:47| Përditesimi: 18 Qershor, 09:48

  • Share


Trajneri i Interit, Cristian Chivu foli pas barazimit 1-1 kundër Monterrey në Kupën e Botës për Klube. Rumuni debutoi në stolin zikaltër, teksa thotë se në pjesën e parë luajtën mirë, por në të dytën nuk ishin të qartë.

"Patëm një pjesë të parë të mirë, pavarësisht se pësuam golin. Në pjesën e dytë ishim më të ngadaltë në driblim, na mungoi qartësia para portës. Ne morëm rreziqe në tranzicione, djemtë dhanë gjithçka.

Mkhitaryan si mesfushor sulmues? Duhet të kemi gjithnjë e më shumë zgjidhje dhe të jemi gati për ndeshjet e ardhshme. Një fantazist pas dy sulmuesve ose dy pas një sulmuesi është një mundësi. Luis Henrique ? Ai mund të bëjë më mirë, ka personalitet dhe teknikë të mirë. Sebastiano Esposito? Në përputhje me të gjithë ekipin, një performancë e mirë.

E dija mënyrën e tyre të lojës, edhe pse nuk prisnim që të luanin me tre mbrojtës qendrorë. Ata janë një ekip me përvojë, luajtëm mjaft mirë në pjesën e parë, duke krijuar raste edhe pas golit, reagimi ynë ishte i mirë. Në pjesën e dytë mund të kishim shënuar golin e dytë", tha Chivu.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Kristjan Asllani pasim brilant, Interi ndalet 1-1 në debutimin e Chivu! Shënon Sergio Ramos


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?