Kultura

Ciceron/ Vijon e hapur ekspozita për At Shtjefën Gjeçovi! ‘Agnesa e Zotit’ vjen tek ‘Eksperimentali’! Në ‘Petro Marko’ të Vlorës mbahet koncerti ‘Nëntori i një filmi’

28 Nëntor 2024, 12:43| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 15:09

  • Share

1.Në qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare vijon të jetë e çelur deri më 30 nëntor ekspozita e posaçme për 150 vjetorin e lindjes së At Shtjefën Gjeçovit! Ekspozita për një nga figurat më të shquara të kulturës shqiptare prezanton materiale të çmuara nga Koleksioni i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

2. “Agnesa e Zotit” është shfaqja që do të vijë për publikun në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 28 dhe 29 nëntor në orën 19:00.

3. Një bisedë online me poeten Luljeta Lleshanaku nga Qendra e Librit do të organizohet më 29 nëntor në orën 20:00.

4. Nëntori festiv kremtohet edhe në Sarandë. Më 29 nëntor në orën 10:00 do të vendosen kurora në Varrezat e Dëshmorëve. 

5. Vlora është kryeqyndra e festimeve për pavarësinë. Sot Në orën 19:00 në teatrin “Petro Marko” do të mbahet koncerti me këngë simfonike “Nëntori i një filmi”. Ndërkohë vijon të jetë e çelur dhe do të jetë edhe më 29 nëntor ekspozita fotografike “Veprimtaria e qeverisë së Ismail Qemalit” në Muzeun Historik të qytetit.

6. Festat e Nëntorit në Shkodër priten me një sërë aktivitetesh. Përveç aktiviteteve ditën e pavarësisë, në orën 10:00 paradite të 29 nëntorit ka një aktivitet në kinema “Republika” në nderim të dëshmorëve.

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?