Të ftuar në studion e emisionit “Klinika 24”, në Report TV, me autore Doreada Mio, ishin çifti i mjekëve Teona Bushati, Anatomo-patologe dhe Leart Bërdica, Anatomo-patolog.
Mjeku tha se nëse do kthehej pas, do të bëhej mjek sërish, pasi ka qenë një investim shumë i madh në jetën e tij. Ai nuk rrjedh nga familje mjekësh, por dëshira dhe nxitja nga prindërit e ka orientuar në këtë fushë.
Teona gjithashtu nuk vjen nga familje mjekësh, por që ka qenë një zgjedhje shumë e menduar që e ka plotësuar shumë. Profesioni dhe disiplina e tyre ka shumë përgjegjësi, pasi certifikon sëmundjet, pra që ka një përgjegjësi maksimale.
“Në shumë raste jepen dhe lajme të mira”, u shpreh në studio mjekja, duke shtuar se mundohen që pacientin ta informojnë, duke e zbutur komunikimin.
Shpesh të dy marrin mësime nga pacientët, gati çdo ditë.
Djali i tyre është student i stomatologjisë, vajza studion mjekësi të përgjithshme, ndërsa djali i vogël 9 vjeç preferon matematikën. Mjekja tha se ka pasion të shkruarin, gatimin, ndërsa doktori dikur ka pasur shumë qejf notin, sportet dhe leximin, e tashmë është fokusuar tek gjeopolitka.
Të dy mjekët janë shumë të investuar në profesion dhe gjatë gjithë ditës studiojnë për rastet apo lexojnë për të qenë sa më të përditësuar me profesionin e tyre.
Këshillat që ata u thonë fëmijëve çdo ditë janë:
“Të qëndrojnë empatik dhe bëni çdo gjë për të tjerët kur munden”.
Ndërsa doktori shtoi se u thotë fëmijëve, që të mos bëhen robër të teknologjisë, por ta përdorin atë.
I ftuar në studion e emisionit “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio, ishte edhe Zef Gjeta, agronom, i cili foli për pjesën e pesticideve dhe frikën që mund të shkaktohet tek konsumatorët.
“Për njësi të sipërfaqes, në vendin tonë përdoren më pak kimikate sesa në një vend Europian”, tha ai në fillim të bisedës, duke shtuar se në sera përdorimi është më i madh. Ai tha se duhet kujdes, por jo frikë sa i takon pesticideve.
Është shumë e vështirë që të dallojmë produktet nga vijnë, kjo është shumë e vështirë madje dhe për ekspertët vetë.
“Duhen kërkuar produkte të stinës së pari dhe që janë më afër nesh. Bima është një organizëm i gjallë dhe tek njeriu duhen masa parandaluese për të qenë të kujdesshëm mjaftueshëm, për cilësinë e produktit. Rreziku më i lartë për t’u prekur nga kimikatet është tek gjethoret, tek luleshtrydhja, kastraveci, pasi koha e pjekjes së tyre është shumë e shpejtë”, shpjegon agronomi.
Eksperti tha se nuk është shumë në favor të krudove, pasi janë një mundësi për të transmetuar bakteret apo viruset tek konsumatori fundor. Në fund ai foli për instrumentet e matjes së pesticideve, të cilat më shumë krijojnë panik sesa informojnë.
Komente
