Çifti nga Vlora tentoi grabitjen e argjendarisë në Shkodër, Anisa Hoxhaj me histori të vjetër vjedhjesh! Si e 'mori në qafë' dadoja familjen në Zvicër

31 Janar 2022, 09:51| Përditesimi: 31 Janar 2022, 16:43

  • Share

Arben dhe Anisa Hoxhaj, burrë e grua që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër duke përdorur një anti-djers si armë të ftohë, janë lënë tashmë në burg për këtë ngjarje, por historia e tyre siç duket është shumë më e vjetër.  Çifti është denoncuar për grabitje, jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të tjera

Një shqiptar nga Zvicra, përmes një postimi në rrjetet sociale në që qershor të vitit të kaluar, denoncoi Anisa Hoxhajn si hajdute profesioniste. Ai thotë se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

"Anisa ka filluar punën ashtu si jemi marr vesh me kompaninë dhe direkt personalisht me Nisen, por Anisa mbas 4 ditëve kur unë edhe bashkëshortja ishim ne punë Anisa mi kishte lënë fëmijët vet në banesë dhe më kishte plaçkitur gjitha gjërat me vlerë si floririn (Dukatin) e bashkëshortes, dy ora dore dhe kishte plaçkitur 3860 fr. Ju lutem qe te keni kujdes nga kjo femër sepse është shumë e rrezikshme dhe një hajdute profesioniste, kam një lutje kush e shef ketë femër apo kush e njeh dhe e di lokacionin e saj më kontaktoni. Te lutem shpërndaje edhe ti sepse sot me ka plaçkitur mua por nesër do të plaçkitë edhe ty”, ka shkruar ai.

Sa i përket ngjarjes së Shkodrës, më pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë shihet gruaja teksa nxjerrë anti-djersën dhe ia drejton pronarëve të argjendarisë, e më pas tentojnë të marrin florinjtë që ishin mbi banak. Ata kanë hasur menjëherë me rezistencën e pronarëve duke u përleshur me ta. Çifti duket se bënin një jetë të mirë, ku në fotot e tyre shihen teksa pozojnë me shishe shampanje në duar, ndërsa mbajnë orë 'Rolex'. Ngjarja u regjistrua më 27 janar, teksa çifti i bashkëshortëve u arrestuan menjëherë pas ngjarjes.

 

Denoncimi ne rrjetet sociale

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/02/2022 01:44

    Keta u arrestuan,por po shikoj nje veprim te gabuar te cilin argjendaret ne Shqiperi po e perserisin gjithemone.Po shikoj qe argjendaret u nxjerrin te gjithe tabakane me bizhuteri klienteve.Ketu ku jetoj une,nuk te nxjerrin kurre te gjithe tabakane.Te pyesin cilin do te shikosh,dhe po te kerkosh te shohesh nje bizhuteri te dyte,nuk t'a japin po nuk moren ne posesim te paren.Keta argjendare u treguan te shkathet,te forte e sypatrembur,por dikush tjeter mund te mos kete keto cilesi,ose mund te jete vetem dhe keta hajdute ose te tjere te mundshem,mund t'ia mbathnin duke vjedhur te gjithe tabakane.

    Përgjigju
  • ludmillamalaj: 31/01/2022 14:52

    Per 10 vite e ke te garantuar buken e perditshme, lexo ndonje liber atje tek Mine Peza, beje ndonje centro, se ke kohe plot. Thuaj mamit te laj ato borxhet qe ke neper butiqe se mos te te rendohet me shume denimi. Suksese ne jet!

    Përgjigju
  • Bajoneta: 31/01/2022 12:23

    Njerez pa shtylle kurizore.

    Përgjigju
  • Une: 31/01/2022 12:10

    Turp. Kriminele ordinere. Edhe une kur e pashe video dje thashe qe keto nuk e kane per here te pare grabitjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?