Patate e ëmbël

Shëndeti

Cilin ushqim nuk duhet të ndani nga dieta juaj e përditshme...

4 Nëntor 2019, 17:35| Përditesimi: 4 Nëntor 2019, 17:40

  • Share

Patatet e ëmbla në ngjyrë të purpurt mbrojnë zemrën, përmirësojnë tretjen, shëndetin e mëlçisë dhe funksionin konjitiv.

Ato kanë shumë lëndë ushqyese dhe konsumi i tyre përmirëson shëndetin.

Kjo perime me rrënjë të thella e merr ngjyrën e saj të veçantë nga kombinimi i anthocyanins, që ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Origjina e gjurmëve të patates së ëmbël të purpurt është në Amerikën e Jugut.

Patatet e ëmbla të purpurta janë anëtare të së njëjtës familje si patatet e ëmbla normale, por ato janë më të pasura me antioksidantë.

Studiuesit kanë zbuluar se patatet e ëmbla kanë një indeks të ulët glicemik, kështu që ato treten lehtësisht.

Për shkak të bollëkut të mineraleve, antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese, patatet e ëmbla të purpurta konsiderohen një ushqim vërtet me funksion në organizëm.

Patatet e ëmbla të purpurta kanë 2.5 herë më shumë antioksidues sesa patatet që jemi mësuar të hamë gjithmonë.

Gjithashtu, ato kanë më shumë antioksidantë sesa lakra e kuqe, boronica apo lëkura e rrushit.

 Antocianina në patatet e ëmbla të purpurta ka nivel më të lartë të aktivitetit sesa acidi askorbik (vitamina C).

Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës A.

Antocianinat janë një nga mijëra polifolet që gjenden në ushqimet bimore dhe ato janë të njëjtat përbërës bimorë që kanë boronica, shegët dhe karotat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?