Politikë

Çmimet e larta? Rama i përgjigjet shqetësimit të qytetarëve: Nuk jap receta elektorale, po përpiqemi të gjejmë instrumente për ‘kanalizimin’ e tregut

11 Prill, 14:25| Përditesimi: 11 Prill, 15:25

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në sondazhin e Report Tv me institutin Piepoli. Rama thotë se kjo është një situatë në gjithë botën dhe Europën, por thekson se po punohet për të gjetur rrugën e duhur për të vënë në funksion disa instrumente, por thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti.

“Çmimet e larta janë një çështje që lidhet me sistemin që kemi zgjedhur, dihet që në vendin tonë dhe në vendet si i ynë ky funksionin ekonomia e tregut shteti nuk mund të jetë përcaktues i çmimeve. Jemi duke parë çfarë po bëjnë vendet e tjera, jemi duke përpunuar disa ide për të vënë në funksion disa instrumente që nuk janë dhe nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti, por janë instrumente që mund ta kanalizojnë tregun në një formë të atillë që të jetë më mirëkuptues ndaj konsumatorit. Është një moment i gjithë Europës, botës, por po flasim për Europën dhe rajonin, ku rritja e çmimeve po karakterizon tregun. Edhe ne po përpiqemi të gjemë rrugët, por të japësh receta elektorale, magjike nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?