TIRANË- Në çelje të fushatës elektorale të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama në një intervistë për Report Tv flet për objektivat e PS, kundërshtarët politikë dhe marrëdhëniet me drejtësinë. Për kreun e PS nuk ka asnjë dyshim që opozita kësaj radhe do të marrë rezultat edhe më të keq se ai i vitit 2021.
“Urime suksese atyre që s’e kanë marrë vesh pse humbin dhe do humbin më keq këtë herë...”, theksoi kryeministri.
Në intervistën për gazetarin Arbër Hitaj, Rama këmbëngul se opozita se nuk është gjë tjetër veçse një kënetë dhe thekson se “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka mbledhur rreth saj vetëm mbetje politike. Retorikën “buf kënetë” nuk e sheh si denigrim, por thotë se është një konstatim duke theksuar se PD nuk është më ajo që ishte dikur.
“Kush ka problem memet të mos i shohë, kush mendon që jeta politike duhet të jetë një jetë vetëm me vetulla të ngrysura dhe nuk ka vend për të qeshur e ka gabim. Dhe e fundit fare kush flet për denigrim, gabon. Se këtu nuk bëhet fjalë për denigrim, denigrim janë sulmet me libër shpie dhe akuzat monstruoze, por nuk janë konstatimet lidhur me faktin që ajo çka ishte diku PD sot është një kënetë e madhe dhe ajo aleanca për Shqipërinë Madhështore është grumbullim i mbetjeve politike në një kënetë. Ky është konstatim”, thotë Rama.
Kryetari i socialistëve, komenton edhe këshilltarin amerikan të PD, Chris LaCivita, të cilin thotë se e sheh thjesht si një turist ndërsa ngre pyetjen edhe se sa ka kushtuar. Ardhjen e tij nuk e shesh aspak si “shpëtim” për opozitën, kur thekson se në fund sërish do përsërisin klithmën se zgjedhjet u vodhën.
"Zotëria në fjalë ka vetëm një kapacitet, të një turisti që vjen e shpenzon në Shqipëri, shpenzon para që nuk e di sa ka kushtuar dhe si janë gjetur se duhet të jenë shumë, mbase do e marrim vesh. Këto magjitë me përmbysje, histori, janë të zakonshme që kemi dëgjuar, do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet”, thekson Rama.
Rama thekson se PS është e vetmja forcë që mund të integrojë Shqipërinë në BE me synimin e qartë që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027. Ai nënvizon edhe njëherë se nëse PS nuk merr besimin për një mandat tjetër, negociatat nuk shkojnë siç duhet.
“Nëse këneta merr këtu qeverinë, nuk do shkojnë negociatat ashtu siç po shkojnë duke qenë ne. Sepse njerëzit bëjnë sikur e harrojnë, disa bëjnë sikur e harrojnë, disa të tjerë bëjnë sikur nuk ka ekzistuar dhe disa të tjerë bëjnë madje sikur është kthyer në një avantazh, por damka e madhe mu në lule të ballit e ‘bufit të kënetës’ dhe e kolegëve rreth tij nuk shlyhet në sytë e BE-së. Kështu që është një histori që çdo shqiptar i arsyeshëm e kupton shumë thjesht”, thekson Rama.
Sa i takon raportit me drejtësinë, nisur edhe nga deklaratat për rastin Veliaj, Rama thotë se nuk është kurrsesi një retorikë e ashpër, por thjesht kritika.
Grumbullim mbetjesh politike i quan kryesocialsiti Edi Rama kundërshtarët e tij politikë. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Rama thotë se kush i ka problem memet mos t’i shohë, ndërsa thekson se PD është thjesht një kënetë dhe jo ajo që ka qenë dikur.
“Kush ka problem memet të mos i shohë, kush mendon që jeta politike duhet të jetë një jetë vetëm me vetulla të ngrysura dhe nuk ka vend për të qeshur e ka gabim. Dhe e fundit fare kush flet për denigrim, gabon. Se këtu nuk bëhet fjalë për denigrim, denigrim janë sulmet me libër shpie dhe akuzat monstruoze, por nuk janë konstatimet lidhur me faktin që ajo çka ishte diku PD sot është një kënetë e madhe dhe ajo aleanca për Shqipërinë Madhështore është grumbullim i mbetjeve politike në një kënetë. Ky është konstatim”, thotë Rama.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të bëra në lidhje me deklaratat e dhëna pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj më 10 shkurt nga SPAK dhe akuzave të opozitës.
Ai u shpreh se kritikat e tij kanë qenë të zëshme për atë moment dhe vend dhe janë bërë, por mohoi se ajo ishte retorikë e ashpër ndaj Drejtësisë.
Kryeministri theksoi se fokusi i PS-së tani është fushata e 11 majit, me 30 ditë intensive dhe objektiv marrjen e sa më shumë votave, përtej të majtës dhe të djathtës, pa dallim politik dhe për t’i dhënë mesazh BE-së se shqiptarët e duan anëtarësimin.
Madje kreu i mazhorancës dha edhe mesazh për shqiptarët, që vota që duhej dhënë të ishte më shumë sesa ajo që ka PS-ja, që mesazhi ndaj BE-së të ishte edhe më i qartë.
Arbër Hitaj- Zoti Rama dua t’ju pyes edhe për një tjetër element të rëndësishëm, që ka marrë vëmendjen gjatë kësaj kohe gjatë diskutimeve publike dhe jo vetëm, retorika juaj e ashpër ndaj SPAK dhe drejtësisë së re, deri në krahasime si putiniane në momentet e arrestimit të zotit Veliaj, pastaj një zbutje. Ka një ndryshim, apo çfarë ka ndodhur?
Rama: Nuk kam pasur asnjëherë retorikë të ashpër, unë kam pasur një kritikë të zëshme për ato gjëra që unë kam thënë në atë moment dhe të jesh kritik në mënyrë të zëshme nuk do të thotë fare të kesh retorikë të ashpër dhe as të diskutosh qasjen në tërësi. Kështu që nuk ka ndodhur asnjë gjë, ato kritika që kanë qenë dhe janë bërë, janë bërë dhe kaq. Nuk është ndryshimi i qasjes, nuk ka çfarë të vazhdojë.
Arbër Hitaj: Zoti Veliaj është nën arrest, do jetë një mungesë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje apo jo?
Rama: Nuk kemi fare çfarë të diskutojmë tani, ne jemi këtu, në këtë sallë, sot fillojmë zgjedhjet edhe zyrtarisht, procesin, dhe 30 ditë jemi të fokusuar te 11 maji.
Arbër Hitaj: Kur keni përmendur standardet e drejtësisë, e kishit fjalën edhe për këtë që po ndodh në këto momente, pra dalja në publik e përgjimeve...
Rama: Nuk dua të bëj komente të tilla, se s’jemi fare në atë kohë dhe në atë vend, jemi në një kohë dhe vend tjetër. Kur ishim në atë kohë dhe atë vend, i kam thënë opinionet e mia, tani jemi në një vend tjetër dhe në një kohë tjetër. Është koha dhe vendi për t’u marrë me 11 majin intensivisht dhe për të bindur sa më shumë shqiptarët që 11 maji është përtej të majtës dhe të djathtës, është përtej fanellave të partive, është përtej kufijve të të përditshmes politike, sepse më 11 maj duhet të jemi në gjendje t’u themi të 27 vendeve të BE-së që shqiptarët pa një dallim politik, në një shumice më shumë sesa shumica normale e PS-së, po ju japim mesazhin se duam të mbyllim negociatat sa më parë, duam të futemi në Bashkimin Evropian.
Kryeministri Edi Rama ironizoi edhe opozitën në intervistën ekskluzive që dha për Report Tv dhe gazetarin Arbër Hitaj, duke u shprehur se “ne po rrimë, pasi anëtarësimi do bëhet vetë”.
Teksa shpjegoi se anëtarësimi në BE vjen vetëm pasi të bëhen detyrat e shtëpisë dhe kapja e afatit të vitit 2027 të vendosur nga Unioni. Ai theksoi se “nëse këneta fiton më 11 maj, negociatat nuk do shkojnë ashtu siç po shkojnë me qeverisjen e PS-së”.
Arbër Hitaj- Do kaloj te një tjetër moment i rëndësishëm i fushatës suaj, te pasaporta evropiane. Opozita thotë se Shqipëria do bëhet pjesë e BE-së por për shkak të gjeopolitikës dhe jo për shkak të mirëqeverisjes?
Rama: Normal, patjetër, do bëhet vetë (ironizon opozitën). Ne po rrimë, se do bëhet vetë. E para e punës njëherë këto gjëra nuk ndodhin, se kush flet shumë nuk kupton se si funksionon Bashkimi Evropian. Gjeopolitika ka vetëm një fuqi në këtë mes, që ka hapur derën. Ndërkohë që për të hyrë në atë derë duhet të kryhen të gjitha detyrat, për t’u plotësuar negociatat. Negociatat janë superintensive, ne na është dhënë një kalendar unikal që vjet, ka filluar vjet, na janë dhënë 3 vjet, për t’u mbyllur më 2027. Nuk ka bërë vaki, Mali i Zi negocion që nga 2012, para se ne të vinim në pushtet. Nuk i thotë njeri atyre ‘shiko se keni kaq vite në pushtet dhe nuk na keni futur në BE”. Dhe duhen bërë detyrat. Po nuk u bënë detyrat, nuk ka gjeopolitikë që të fut brenda. Ndërkohë që mund t’i bësh edhe detyrat, dhe gjeopolitika nuk është e mjaftueshme për të të futur brenda. Madje nuk ishte e mjaftueshme politika, interesat ditore të ca vendeve, që të na hapeshin negociatat, ndërkohë që e meritonim t’i hapnin.
E dyta, është pak e sigurt që në rastin hipotetik, është hipotetik se nuk ka për të ndodhur, nëse këneta merr këtu qeverinë, nuk do shkojnë negociatat ashtu siç po shkojnë duke qenë ne. Sepse njerëzit bëjnë sikur e harrojnë, disa bëjnë sikur e harrojnë, disa të tjerë bëjnë sikur nuk ka ekzistuar dhe disa të tjerë bëjnë madje sikur është kthyer në një avantazh, por damka e madhe mu në lule të ballit e ‘bufit të kënetës’ dhe e kolegëve rreth tij nuk shlyhet në sytë e BE-së. Kështu që është një histori që çdo shqiptar i arsyeshëm e kupton shumë thjesht.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të Report Tv edhe për raportet me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump dhe pretendimeve të opozitës se nëse Shqipëria hyn në BE, nuk do jetë për shkak të qeverisjes, por për shkak të gjeopolitikës.
Kreu i qeverisë theksoi se marrëdhëniet zyrtare e diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të janë shumë të mira dhe ka kontakte të vazhdueshme.
Arbër Hitaj- Si është raporti që keni me administratën amerikane?
Rama: Normal fare, shumë e mirë është.
Arbër Hitaj- Keni kontakte?
Rama: Patjetër që kemi kontakte, si nuk kemi!
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Report Tv komenton edhe rritjen e çmimeve, të cilat shihen edhe si një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve shqiptarë në sondazhin e Report Tv me institutin Piepoli. Rama thotë se kjo është një situatë në gjithë botën dhe Europën, por thekson se po punohet për të gjetur rrugën e duhur për të vënë në funksion disa instrumente, por thekson se në asnjë mënyrë nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti.
“Çmimet e larta janë një çështje që lidhet me sistemin që kemi zgjedhur, dihet që në vendin tonë dhe në vendet si i ynë ky funksionin ekonomia e tregut shteti nuk mund të jetë përcaktues i çmimeve. Jemi duke parë çfarë po bëjnë vendet e tjera, jemi duke përpunuar disa ide për të vënë në funksion disa instrumente që nuk janë dhe nuk mund të jenë instrumente të imponimit të çmimeve nga shteti, por janë instrumente që mund ta kanalizojnë tregun në një formë të atillë që të jetë më mirëkuptues ndaj konsumatorit. Është një moment i gjithë Europës, botës, por po flasim për Europën dhe rajonin, ku rritja e çmimeve po karakterizon tregun. Edhe ne po përpiqemi të gjemë rrugët, por të japësh receta elektorale, magjike nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj”, tha Rama.
Në një intervistë për Report Tv, kryesocialsiti Edi Rama komenton ardhjen e Chris LaCivita si këshilltar i PD, ndërsa thotë se e sheh thjesht si një turist, duke ngritur edhe pyetjen se ku i gjeti paratë Berisha për ta paguar. ‘Magjitë’ e LaCivita, Rama thotë për gazetarin Arbër Hitaj se do të përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet.
“Ka dhe një fallxhor aty në buzë të kënetës që mund të shkojë dhe ta shohë njëherë se mos ndoshta bëmë magji të zezë. Janë qesharake dhe provinciale. Zotëria në fjalë ka vetëm një kapacitet, të një turisti që vjen e shpenzon në Shqipëri, shpenzon para që nuk e di sa ka kushtuar dhe si janë gjetur se duhet të jenë shumë, mbase do e marrim vesh. Këto magjitë me përmbysje, histori, janë të zakonshme që kemi dëgjuar, do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet”, tha Rama.
Komente

Rama del ne pension edhe 25 dite ! U krye baçi
Përgjigju