Politikë

LaCivita? Rama për Report Tv: Turist që shpenzon në Shqipëri, ‘magjia’ do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet

11 Prill, 14:16| Përditesimi: 11 Prill, 14:47

  • Share

 

Në një intervistë për Report Tv, kryesocialsiti Edi Rama komenton ardhjen e Chris LaCivita si këshilltar i PD, ndërsa thotë se e sheh thjesht si një turist, duke ngritur edhe pyetjen se ku i gjeti paratë Berisha për ta paguar. ‘Magjitë’ e LaCivita, Rama thotë për gazetarin Arbër Hitaj se do të përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet.

“Ka dhe një fallxhor aty në buzë të kënetës që mund të shkojë dhe ta shohë njëherë se mos ndoshta bëmë magji të zezë. Janë qesharake dhe provinciale. Zotëria në fjalë ka vetëm një kapacitet, të një turisti që vjen e shpenzon në Shqipëri, shpenzon para që nuk e di sa ka kushtuar dhe si janë gjetur se duhet të jenë shumë, mbase do e marrim vesh. Këto magjitë me përmbysje, histori, janë të zakonshme që kemi dëgjuar, do përfundojnë me klithmat që na u vodhën zgjedhjet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika (VIDEO)


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?