Politikë

'Ne po rrimë, anëtarësimi bëhet vetë!' Rama ironizon opozitën: Nëse ‘këneta’ fiton, negociatat nuk do ecin si me ne! Damka në lule të ballit e ‘bufit’ nuk shlyhet në sytë e BE-së

11 Prill, 14:36| Përditesimi: 11 Prill, 15:24

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ironizoi edhe opozitën në intervistën ekskluzive që dha për Report Tv dhe gazetarin Arbër Hitaj, duke u shprehur se “ne po rrimë, pasi anëtarësimi do bëhet vetë”.

Teksa shpjegoi se anëtarësimi në BE vjen vetëm pasi të bëhen detyrat e shtëpisë dhe kapja e afatit të vitit 2027 të vendosur nga Unioni. Ai theksoi se “nëse këneta fiton më 11 maj, negociatat nuk do shkojnë ashtu siç po shkojnë me qeverisjen e PS-së”.

Arbër Hitaj- Do kaloj te një tjetër moment i rëndësishëm i fushatës suaj, te pasaporta evropiane. Opozita thotë se Shqipëria do bëhet pjesë e BE-së por për shkak të gjeopolitikës dhe jo për shkak të mirëqeverisjes?

Rama: Normal, patjetër, do bëhet vetë (ironizon opozitën). Ne po rrimë, se do bëhet vetë. E para e punës njëherë këto gjëra nuk ndodhin, se kush flet shumë nuk kupton se si funksionon Bashkimi Evropian. Gjeopolitika ka vetëm një fuqi në këtë mes, që ka hapur derën. Ndërkohë që për të hyrë në atë derë duhet të kryhen të gjitha detyrat, për t’u plotësuar negociatat. Negociatat janë superintensive, ne na është dhënë një kalendar unikal që vjet, ka filluar vjet, na janë dhënë 3 vjet, për t’u mbyllur më 2027. Nuk ka bërë vaki, Mali i Zi negocion që nga 2012, para se ne të vinim në pushtet. Nuk i thotë njeri atyre ‘shiko se keni kaq vite në pushtet dhe nuk na keni futur në BE”. Dhe duhen bërë detyrat. Po nuk u bënë detyrat, nuk ka gjeopolitikë që të fut brenda. Ndërkohë që mund t’i bësh edhe detyrat, dhe gjeopolitika nuk është e mjaftueshme për të të futur brenda. Madje nuk ishte e mjaftueshme politika, interesat ditore të ca vendeve, që të na hapeshin negociatat, ndërkohë që e meritonim t’i hapnin.

E dyta, është pak e sigurt që në rastin hipotetik, është hipotetik se nuk ka për të ndodhur, nëse këneta merr këtu qeverinë, nuk do shkojnë negociatat ashtu siç po shkojnë duke qenë ne. Sepse njerëzit bëjnë sikur e harrojnë, disa bëjnë sikur e harrojnë, disa të tjerë bëjnë sikur nuk ka ekzistuar dhe disa të tjerë bëjnë madje sikur është kthyer në një avantazh, por damka e madhe mu në lule të ballit e ‘bufit të kënetës’ dhe e kolegëve rreth tij nuk shlyhet në sytë e BE-së. Kështu që është një histori që çdo shqiptar i arsyeshëm e kupton shumë thjesht.


Lajmi kryesor:

Rama intervistë për Report Tv: PD kënetë, më 11 maj humbin edhe më keq! LaCivita turist që s’e di sa ka kushtuar! Asnjë retorikë të ashpër me SPAK, por kritika (VIDEO)


A.Q/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?