Çmimi i karburantit arrin në 230 lekë në të gjithë vendin! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban

5 Mars 2022, 15:38| Përditesimi: 5 Mars 2022, 15:45

  • Share

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Lezhë, një litër naftë u shit këtë të shtunë me 230 lek për litër,40 lek më shumëse një ditë më parë...

Drejtuesit e mjeteve dhe taksistët paralajmërojnë edhe rritje të çmimit të biletës, nëse nuk ndërhyhet për frenimin e këtij fenomeni.

“Po normalisht që po abuzojnë pikat e karburantit se dje në orën 5 pasdite ishte nafta 186 lekë, sot shkoi 230 lekë. Normalisht që duhet të hyj shteti, shteti duhet të ketë kontrolle, po ça ka me bo shteti.”- tha një qytetar.

“E përballueshme ajo s’është fare, zero.”- tha një tjetër.

“Ditën e hënë si shoqatë do t’i bëjmë kërkesë këshillit bashkiak që të vendosi çmimin e ri të transportit urban.”

Në Fier, rritja e çmimit të naftës është reflektuar me rritje të menjëhershme të çmimit të biletës. Një fatorino i linjës Fier-Roskovec tregon për Report Tv se ky destinacion kushton 20 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa aboneja ka shkuar në 2 mijë lekë, nga 1800 që ishte.

“Bileta ishte rritur 200 lekë nga 800 që ishte. Është rritur nafta, është rritur dhe bileta.”-u shpreh një qytetare.

Edhe në Berat një litër naftë dhe benzinë u blenë me nga 230 lekë, ndërsa gazi arriti në 95 lekë. Kjo ka çuar edhe në rritjen e çmimit të biletës drejt rrethinave të qytetit por edhe Tiranës.

“Çmimi i biletës u rrit në 5000 lekë sepse u rrit dhe çmimi i naftës, ku një litër naftë u ble me 230 lekë.”-thotë një drejtues mjetesh.

Ndërkaq, në qytetin e Elbasanit, Sarandës, Durrësit por edhe në fushë-Krujë ka pasur rritje të çmimit të karburantit deri në 230 lekë, por biletat vijojnë të mbajnë të njëjtin çmim.


Lajmi kryesor:

‘Çmendet’ tregu i karburanteve! 1/l naftë 240 lekë, në 15 min ndryshoi me 32 lekë! Qytetarët: Erdhi koha e biçikletave! Në Fier e Berat rritet çmimi i biletës së transportit urban


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?