Edi Rama

Politikë

Çmimi për adhuruesin e Millosheviçit/ Rama: Nuk e mendoja kurrë se do më vinte për të vjellë nga një çmim Nobel

10 Tetor 2019, 19:38| Përditesimi: 10 Tetor 2019, 20:21

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit. Rama e quan këtë një veprim të turpshëm që shkakton të vjella.

Rama shprehet se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze.

"Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit", shkruan Rama.

Postimi i plotë i Ramës

Peter Handke fituesi i cmimit Nobel per letersi 

Komento

Komente

  • veliu: 12/10/2019 02:04

    ESHTE AUSTRIAK O EDI RAMA ,OR GAMOR,,OR MESUES VIZATIMI,,,E DI TI SE CFARE KANE BERE AUTRIAKET NE KONFERENCEN E LONDRES TE 1913 PER SHQIPERINE ...LEXO PAK..

    Përgjigju
  • Gege Kosov: 11/10/2019 09:58

    Kete çmim e pat marr 1962 edhe Ivo Andriq,serbi nga Bosnja.Kur dihej e njihej se kishte hartuar "Projekt" per debimin e shqiptareve nga trojet etnike ne hapesirat e ish-jugosllavise,njesoj si Qubrilloviq dhe 24 shkruesit e projekte gjenocidale antishqiptare serbe, nga Qubrilloviq e deri te MMemorandum I ASHAS I 1986.Perkrahes I te cilit ishte edhe ky "Nobelisti" I fundit.Kadare duhet te beje publike se,nga sot e tutje, nuk do jete aspir ant per kete çmim nderkombetar per leteresi,sepse ka humbur çdo kuptim rendesia e tij per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 11/10/2019 02:35

    Kujt Me nder I Rruhet PROBLEMI KRYESORE ESHTE VARFERIJA E SHQIPETAREVE KJO ESHTE VERTET PROKUPIM PER POPULLIN TEND Z RAMA VENDOS MINIMUMIN JETIK z RAMA

    Përgjigju
  • Arbëri: 10/10/2019 23:08

    Ky është racizmi dhe fashizmi që ka kapluar europën , njashtu sikur canceri malingn...! Të lumt zoti kryeministër !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?