Foto: Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar reagime të shumta me një postim në platformën X, ku bën thirrje që Presidentit të SHBA, Donald Trump, t’i jepet Çmimi Nobel për Paqen, duke deklaruar se ‘e meriton’.
“Jepini Donald Trump-it Çmimin Nobel për Paqen e meriton”, shkruan Netanyahu .
Postimi shoqërohej me një fotografi të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, në të cilën shfaqet vetë Netanyahu duke i vendosur Trump-it një medalje gjigande, që i ngjan Çmimit Nobel për Paqen.
Lajmi kryesor:
Gaza/ Marrëveshja është firmosur, armëpushimi do të hyjë në fuqi 24 orë pas miratimit nga qeveria izraelite! Pengjet do të lirohen deri të hënën! Hamas: Kemi marrë garanci, lufta ka përfunduar
Xh.K/ReportTv.al