Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

Çmontimi i Rafinerisë, Alibeaj pyet Ramën: Për llogari të cilit oligark po e çon për skrap uzinën e Ballshit? Ndalni presionin ndaj punëtorëve

4 Dhjetor 2021, 18:23| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 18:36

  • Share

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, përmes një statusi në rrjete sociale ka pyetur kryeministrin Edi Rama se për llogari të cilit oligark e çoi për skrap uzinën e Ballshit ndërsa pyet gjithashtu kryeministrin se për llogari të kujt po çohen në ndjekje penale disa protestues. Sakaq, ai shprehet se Partia Demokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Damian Gjiknurit.

Statusi i Alibeajt
Qeveria e skrapit !
Si deputet edhe për zonën e Ballshit, sot kam 1 pyetje publike për kryeministrin Edi Rama: Për llogari të kujt po shkon për skrap uzina e Ballshit dhe për llogari të kujt po çohen për ndjekje penale disa protestues? Punëtorët kanë denoncuar publikisht se një kompani periferike po demonton hajdutëshe, natën, rafinerinë e Ballshit, ku qeveria shqiptare është aksionere me 15%. Pra qeveria është dakord që pasuria kombëtare të shkojë për skrap, por po e bën këtë gjë në fshehtësi, në errësirë, pa u thënë asgjë mijëra njerëzve që deri dje jetonin me punën e uzinës dhe që akoma nuk kanë marrë 13 rrogat.

Shumë njerëz flasin se mbrapa demontimit për skrap të asetit strategjik të Shqipërisë është kryeoligarku që drejton sot shtetin bashke me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Të dy kanë detyrimin të mos fshihen më, por të japin përgjigje çfarë pazari po bëhet me pasurinë kombëtare?!

Partia Denokratike kërkon të ndalohen presionet ndaj punëtorëve që denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, Belinda Balkukut dhe Damian Gjiknurit me rafinerinë e Ballshit. Në 8 vjet, lejuan që disa klientë me radhë të shfrytëzojnë uzinën dhe punëtorët, të mos paguajnë taksa dhe të ikin me xhepat plot, duke e bërë akoma më të madhe gropën e vjedhjes.

Në 8 vjet, ndryshe nga premtimet e bëra, kjo qeveri nuk krijoi kushtet që rafineria të punojë me lëndë të parë nga nafta që prodhohet pak kilometra më larg sesa uzina. Strategjia për të ngarkuar këtë sektor me taksa ndihmon direkt kryeoligarkun e tij, për llogari të të cilit po çon për skrap Shqipërinë.

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur për skrap ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mëson se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap. Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Sot 4 naftëtarë janë proceduar penalisht nga policia e Mallakastrës për veprën penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" e kryer në bashkëpunim, shtetasit: S. D., 50 vjeç; Gj. S., 55 vjeç; G. D., 65 vjeç dhe A. B., 49 vjeç, banues në Mallakastër. Sipas policisë  te ura para uzinës së përpunimit të naftës në qytetin e Ballshit u grumbulluan rreth 40 persona të cilët kanë bllokuar rrugën për në hyrje të uzinës dhe personat e sipërpërmendur janë identifikuar si persona organizator në këtij grumbullimi.

 

Komento

Komente

  • Iris: 05/12/2021 02:56

    Po Sala dergoi per skrap gjithe Shqiperine,o Alibeaj,nuk prish pune po hoqi nja dy gure nga themelet dhe Rama,sepse e gjithe shtepia po shembet!

    Përgjigju
  • Genti: 04/12/2021 19:47

    Po pse nuk pyet Bashen o vlla kush e ka blere rafinerine se ai eshte zv.kryeminister, nqs je burre shko atje tek naftetaret protesto me to, arrestojj edhe ti me to. Se je edhe udheheqes I listes se PD ne Fier.

    Përgjigju
  • Emigrant: 04/12/2021 19:43

    O nipi isa toskes shko kerko denimin e atyre qe e shiten uzinen dhes bej politik me vuajtjet e popullit ballshiot

    Përgjigju
  • sifi: 04/12/2021 19:31

    Leje propaganden Alibej ,por bashje me punetoret bej oadi penale per kete krim ekonomik me rafinerine e Ballshit.Qe qeveria nuk ndihet dicka luhet .Turp per qeverine qe nxorri ne rruge 800 familje te pa pune

    Përgjigju
  • Nesti: 04/12/2021 18:59

    Me Bashën je ti zogu i Isait??

    Përgjigju
    • Mali: 04/12/2021 20:00

      Por cfare thore ky njeri?! Kjo eshte pasoja e tacit, qe saliu i dha ARMO-n per ta katandisur keshtu. Pasi saliu dhe alibej ia dhane tacit, e lejuan tacin qe te marre kredi duke e vene armo-n kolateral ne banke. Taci, me siguri bashke me keta, mori oarate dhe ia mbadhi, e la xhenazen ne shqiperi!.. I pari qe duhet te japi llogari eshte saliu dhe alibej e compani se kane qene ministra e deputete ne ate ohe qe u dha ARMo tek Taci aventurieri hajdut. Turp o albej, mos beni si saliu qe te vrisni naten dhe ta qani diten. Mali

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?