Tiranë- Personazhe të njohur të botës së krimit, nga e 1997, kishin montuar kamera sigurie për të survejuar grupet rivale dhe policinë në lagjet e Tiranës në hapësira publike, shtylla ekektrike dhe fasada pallatesh. 155 kamera sigurie u çmontuan në 29 rrugë e metropolit dhe po hetohen në gjendje të lirë 37 persona.
Në mesin e tyre është Genci Ferhati, “i forti” i Rrugës së Kavajës, i përfshirë në konflikte me bandën e Rrugës së Durrësit që në 1997-ën, për territorin e shitjes së drogës. Bashkë me Ilir Bardhin janë autorë të vrasjes me antitank të Denis Ginës e Median Shehut në 1999-ën dhe më vonë nga burgu autor i gjobvënies së biznesmenëve të ndryshëm.
I radhës është Gjergj Cukali, 44-vjeçari i arrestuar si porositës i vendosjes së tritolit në banesën e Gjon Menës në Kamëz në 9 shkurt 2021. Ai u premtoi 30 mijë euro kushërinjve Enver e Edmond Jamaku, por u pagoi vetëm 2. Më herët Cukali është arrestuar për vrasjen e Arben Bilalit, për të cilën u la i lirë pasi nuk u siguruan prova për implikimin e tij. Cukali njihet edhe për përfshirje në trafik kokaine. Tjetër personazh jo pak i njohur i botës së krimit është Elidon Kotorri, 48-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2000 për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit. Kotorri sot është i lirë, pasi çështja ndaj ti u rihap në 2015-ën nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut dhe mundi të shpëtoj falë gjykimit të shkurtuar.
Ndërkohë, aksioni për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në kundërshtim me ligjin vijoi edhe në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, e konsideruar si lagjia e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Burime nga policia thonë se ato ishin hequr vetë para se të shkonte policia . Kontrolle po kryhen në Kamëz, nisur nga Zall Herri, të shpërndara në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të TEG-ut dhe Lundrës
Lagjet e kontroollura në Tiranë: Kamerat e sigurisë ishin vendosur në rrugët: Mustafa Grablleshi", "Pasho Hysa", "Gani Domi", "Muharrem Zalli", "Sali Nivica", "Mihal Grameno", "Brigada 8", "Ylbere Bylykbashi", "Irfan Tomini", "Anastas Shundi", "Shyqyri Berxolli", "Jusuf Gervalla", "Maliq Muço", "Sulejman Pasha", "Myslym Keta", "Thoma Filipeu", "5 Maji", "Ali Baushi", "Dalip Topi", "Kongresi i Manastirit", "Skënder Vila", "Muhamet Deliu", "Qemal Stafa", "Besa", "Marie Logoreci", "Sarina", "Kasem Qafzezi", bulevardin "Bajram Curri", Rrugën e Dibrës.
Ndërkohë nën hetim janë vënë 37 personat e identifikuar si më poshtë: B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.
Disa prej personave të cilët janë vënë nën hetim për vendosjen e kamerave të sigurisë janë:Baftiar Sufa, Bajram Gjoshi, Bledar Musaj, Boiken Spahiu, Denis Dervishi, Elidon Kotorri, Ervin Mansaku, Ervis Murati, Florand Karemani, Florian Dragoni, Gëzim Çelaj, Gjergj Cukali, Igli Selita, Ilir Oshafi, Rigers Krroqi, Valbona Drapi, Zenel Gjoshi dhe Genci Ferhati.
Ditën e djeshme Report TV raportoi aksionin e policisë për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në Tiranë. Mësohet se një pjesë e kamerave mund të jenë të vendosura edhe nga biznese dhe familjarë. Disa prej tyre justifikuan vendosjen e kamerave me vjedhje të cilat kanë ndodhur në të kaluarën në lagjet e tyre.
Operacioni ‘Fijet’ nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit.
Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Së fundmi një akion të policisë pati edhe në Elbasan por ende nuk dihet numri i saktë i kamerave të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit.
Gjergj Cukali, i vendosur nën hetim për vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë të palkigjshme në rrugët e Tiranës, është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit teksa 2 vite më parë ai është shpallur subjekt i OFL. ‘Backgroundi’ i tij kriminal është shumë i gjerë/.
Në vitin 2004, ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.
Ndërkohë në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës. Atë kohë u proceduan penalisht 7 persona, ndërsa 9 të tjerë u arrestuan. Të arrestuarit ishin shtetas nga disa qytete të Shqipërisë, por edhe nga Kosova. Ndër ta kishte edhe të dënuar më herët për vepra të rënda penale.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin anëtarët e grupit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Ëillson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.
Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër, gjë që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016. Ai përdorte identitetin Ergi Hoxha. Pasaporta biometrike, karta e identitetit dhe patenta me të njëjtin emër, iu sekuestruan nga policia, e cila ndaj Cukalit kishte ngritur edhe akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ai u liroi nga Gjykata e Lartë për arsye shëndetësore.
Megjithatë Gjergj Cukali nuk qëndron dot larg telasheve. Në vitin 2018 arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë. 40-vjeçari “i dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, është kapur në flagrancë larg banesës së tij pasi kishte shkelur vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, njoftonte atë kohë policia e Tiranës. Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur arrestimin e Gjergj Cukalit, ku është akuzuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes me paramendim. Hetuesit pretendojnë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019.
Gjergj Cukali akuzohet se ka porositur atentanin ndaj biznesmenit Gjon Mema. Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për antentin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.
Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin. Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të identifikojnë autorët. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi në 26 shkurt 2021 se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë. Enver dhe Edmond Jakimi kanë deklaruar para trupës gjykuese më 26 shkurt 2021 se Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë.
TIRANË- Një prej personave të vendosur nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e ‘kamerave spiune’. Genc Ferhati, njihet si një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Ishte koha kur rivaliteti i bandave të djemve të rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, për të kontrolluar territorin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës ishte në kulm. Por jo vetëm kaq, grupi i djemve që dikur kishin qenë thuajse të gjithë në një ishte ndarë pas një konflikti mes njerëzve të grupit.
Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i "Forti i Rrugës së Kavajës" është i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.
Në vitin 1999 së bashku me me Ilir Bardhin kryen atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu. Në të vërtetë kisha dëgjuar nga miq të mi që më parë se Genc Ferhati ishte një besimtar i devotshëm që praktikonte islamin e madje edhe në qelitë e burgut. Dy të vrarët, krim për të cilin është dënuar Ferhati,sapo kishin dalë nga një palestër, ndërsa udhëtonin me një veturë të blinduar "Nissan Terrano".
Edhe pse Nissan-i i blinduar ishte nga më të mirët mjete të kohës, spiralja e predhës së antitankut, nuk deshi të dinte shumë për të. Në pak momente vetura luksoze e shtrenjtë u bë shkrumb e hi. Nuk deshi shumë kohë që policia në atë kohë, të arrestonte Ilir Bardhin dhe Genc Ferhatin. Gina dhe Shehu, njiheshin si pjesë e klanit rival dhe mes tyre historia e hakmarrjes kishte nisur që në vitin 1998, kur nisën edhe vrasjet e para. Si pjesë e serialit të vrasjeve, policia kishte identifikuar vrasjen e Ervin Borovës, me 27 mars të vitit 1999, në zonën e ish- bllokut.
Në këtë kohë të trazuar duket se është ngjizur edhe e ardhmja e pakëndshme e Genc Ferhatit. Që nga vrasja e Ginës dhe Shehut, jeta e tij u lidh me qelitë e burgjeve 302 dhe 313. Edhe gjatë kësaj kohe, sipas gardianëve të burgut, qëndrimi i Ferhatit në qeli i akuzuar për një nga atentatet më të rënda dhe më spektakolare, qe e lidhur me praktikimin e fesë islame në burg. Madje ai përshkruhej si një njeri që njihte mjaft mirë islamin si besim. Pa u mbushur një javë nga atentati me antitank, Ilir Bardhi i dyshuar në atë kohë si bashkëpunëtor i Genc Ferhatit, u ekzekutua me snajper në qeli.
Për këtë krim, policia arrestoi Roland Kostaren bashkë me armën e krimit dhe Alban Danin, por Roland Kostare mori përsipër krimin. Pak muaj më vonë Alban Dani u vra në ish- pistën Iliria në plazhin e Durrësit, ndërsa Kostare u dënua për krimin. Vrasja e mikut të tij me snajper në qeli, detyroi autoritet e burgjeve, të rrisnin masat e sigurisë për Genc Ferhatin. Afërsisht një vit pas vrasjes Genc Ferhati mori dënimin e tij me burgim të përjetshëm që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjykimit.
Që nga ajo kohë emri i Genc Ferhatit thuajse ishte i harruar nga mediat. Ai cilësohej si një i burgosur model, ndërsa vazhdonte ritualet e tij të besimit islam në burgun 313, apo në Peqin, të njohur si burgje të sigurisë së lartë. Emri i tij, kishte nisur të bëhej pjesë e historive të viteve të hershme të krimit. Kjo deri në fillim të muajit shkurt kur policia rinisi vëzhgimin e tij, pas denoncimit të importuesit të kafesë, të cilit i kërkohej thuajse gjysma e pasurisë dhe një rentë mujore për aktivitetin e tij tregtar.
Në Tiranë deri tani janë hequr 55 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të paligjshme në lagjet e kryeqytetit. Report Tv ka zbuluar disa prej emrave që janë vendosur nën hetim për montim të këtyre kamerave, teksa një pjesë e tyre janë eksponentë të krimit.
Ja disa prej emrave: Baftiar Sufa ; Bajram Gjoshi; Bledar Musaj; Boiken Spahiu; Denis Dervishi; Elidon Kotorri; Ervin Mansaku; Ervis Murati; Florand Karemani ; Florian Dragoni; Gëzim Çelaj; Gjergj Cukali; Igli Selita; Ilir Oshafi; Rigers Krroqi; Valbona Drapi dhe Zenel Gjoshi.
Gjergj Cukali njihet si i ‘forti i Myslym Shyrit’, ndërklohë që Ilir Oshafi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge. Elidon Kotorri është dënuar për vrasje të trefishtë për hakmarrje.
Vazhdon kontrolli për kamerat e sigurisë edhe lagjet e qytetit të Vlorës. Janë gjetur në disa kamera të cilat nuk janë pjesë e bashkisë apo policisë por të vendosur nga eksponentë. Janë hequr katër kamera deri tani, ndërkohë që kontrolli vijon nga 5 grupe të ndryshme. Bëhet fjalë për Kamera të vendosura në një bllok pallatesh, ku banon ndonjë eksponent i krimit të organizuar, apo nëpër rrugë dhe askush nuk ua di ‘pronarin’. Zona e ‘Lungomares’ apo edhe Selenica shikohen si zona më problematike.
Perralla....lajmerova policine se njoni e ka mbush pallatin me kamera erdhen e pane dhe me thane shko ne rajon boj kallezim....ja kshu dje ky muhabet.
PërgjigjuQe ta kuptoje mire krimi i rruges kush eshte padrino pra Edi Rama! Tashme keto sherbime do ti ofroje permes risive "Patronazhisti" apo "Aktivisti"!
PërgjigjuNe domje te altin lamaj, kur te permndet jar hasa e met hasa atehere do kemi besim te policia! po ashtu te tom doshi qe policia nuk pati as kurajo ti vendosi prangat dhe kapardisej si gjel. Po ashtu ne vore ku ligjin e ben xhabafti me qif rakipin. boll hoqet kamerat ne pogradec dhe luftuat grupet kriminale inekzistente te kolonjes ersekes leskovikut dhe permetit
PërgjigjuCunat e restorant durrsit jan dhe sot e ksaj dite aktiv dhe shum garipa meti,jari,domarti,artioni,dor keta etj mirin e xhikes e hoqen qafe gramoz camin e zhduken pa zhurm as shpia vet zdi ku esht !
Ca gjobash pagun qif rakipi. Kujt I pagun gjoba ai. E dija per tjeter njeri.
O byrazer po te ishin gjonat kshu qe thua ti do i kishin venne rresht si te tjeret edhe do ju permendej emri si ktyne, ja qe nuk jan gjonat kshu sic i shef ti
Jar hasa, Met Hasa kane dale ne pension, Altin lamaj rri si mi brenda, Xhabaftit I kane ik gjysma fisit ne boten tejter,Qif Rakipi paguan gjobat normalisht, keshtu qe nuk I prish pune shtetit kamerat e tyre.
mjere ky popull qe spiunohet nga krimi dhe policia vetem bashkepunon me te
PërgjigjuKËTO KAMERA JANË SHFRYTZUAR NGA KRIMI I ORGANIZUAR SHTETROR O TË VERBUAR, VET I KA VENDOS VET I LARGON. TANI DO VENDOSEN ATO KINEZE QË TA LEXOJN FYTYRËN NGA LARTËSIA , KY ËSHTÉ EDVIN TRADHTARI SHQIPFOLËS
PërgjigjuKontrolli dhe heqja e disa kamerave vezhguese ne disa qytete te vendit dhe lagje te Tiranes, eshte nje pune e mire e bere nga Polica e shtetit, qe duhet falenderuar pasi ato kontrolloheshin nga individe te dyshuar, ose grupe kriminale. Sugjeroj te kontrollohen dhe ne Hase, pasi e kane bere si "big brather", ku vetem ne qytetin e Krumes dhe hyrje- daljet jane vendosur 96, kemera qe i bije nje kamer per cdo 6 banore. Dyshohet se jane vendosur nga grupi kriminal i drogen gjetur ne fshatin Branoge!
PërgjigjuSi arrite ti numerosh 96 kamera or teeeejjjjj