Sot nën hetim për vendosjen e ‘kamerave spiune’, kush është Genc Ferhati? Historia e 'të fortit të Rrugës së Kavajës'

31 Janar 2023, 11:42| Përditesimi: 31 Janar 2023, 11:44

  • Share

1675150371_finalprojekt.00425307.Still014.jpg

TIRANË- Një prej personave të vendosur nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e ‘kamerave spiune’. Genc Ferhati, njihet si një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar atë si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Ishte koha kur rivaliteti i bandave të djemve të rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit, për të kontrolluar territorin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës ishte në kulm. Por jo vetëm kaq, grupi i djemve që dikur kishin qenë thuajse të gjithë në një ishte ndarë pas një konflikti mes njerëzve të grupit.

Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i "Forti i Rrugës së Kavajës" është i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.

Në vitin 1999 së bashku me me Ilir Bardhin kryen atentatin e famshëm me antitank në ish- fushën e druve në Allias, ku u vranë Denis Gina e Median Shehu. Në të vërtetë kisha dëgjuar nga miq të mi që më parë se Genc Ferhati ishte një besimtar i devotshëm që praktikonte islamin e madje edhe në qelitë e burgut. Dy të vrarët, krim për të cilin është dënuar Ferhati,sapo kishin dalë nga një palestër, ndërsa udhëtonin me një veturë të blinduar "Nissan Terrano".

Edhe pse Nissan-i i blinduar ishte nga më të mirët mjete të kohës, spiralja e predhës së antitankut, nuk deshi të dinte shumë për të. Në pak momente vetura luksoze e shtrenjtë u bë shkrumb e hi. Nuk deshi shumë kohë që policia në atë kohë, të arrestonte Ilir Bardhin dhe Genc Ferhatin. Gina dhe Shehu, njiheshin si pjesë e klanit rival dhe mes tyre historia e hakmarrjes kishte nisur që në vitin 1998, kur nisën edhe vrasjet e para. Si pjesë e serialit të vrasjeve, policia kishte identifikuar vrasjen e Ervin Borovës, me 27 mars të vitit 1999, në zonën e ish- bllokut.

Në këtë kohë të trazuar duket se është ngjizur edhe e ardhmja e pakëndshme e Genc Ferhatit. Që nga vrasja e Ginës dhe Shehut, jeta e tij u lidh me qelitë e burgjeve 302 dhe 313. Edhe gjatë kësaj kohe, sipas gardianëve të burgut, qëndrimi i Ferhatit në qeli i akuzuar për një nga atentatet më të rënda dhe më spektakolare, qe e lidhur me praktikimin e fesë islame në burg. Madje ai përshkruhej si një njeri që njihte mjaft mirë islamin si besim. Pa u mbushur një javë nga atentati me antitank, Ilir Bardhi i dyshuar në atë kohë si bashkëpunëtor i Genc Ferhatit, u ekzekutua me snajper në qeli.

Për këtë krim, policia arrestoi Roland Kostaren bashkë me armën e krimit dhe Alban Danin, por Roland Kostare mori përsipër krimin. Pak muaj më vonë Alban Dani u vra në ish- pistën Iliria në plazhin e Durrësit, ndërsa Kostare u dënua për krimin. Vrasja e mikut të tij me snajper në qeli, detyroi autoritet e burgjeve, të rrisnin masat e sigurisë për Genc Ferhatin. Afërsisht një vit pas vrasjes Genc Ferhati mori dënimin e tij me burgim të përjetshëm që u la në fuqi nga të gjitha shkallët e gjykimit.

Që nga ajo kohë emri i Genc Ferhatit thuajse ishte i harruar nga mediat. Ai cilësohej si një i burgosur model, ndërsa vazhdonte ritualet e tij të besimit islam në burgun 313, apo në Peqin, të njohur si burgje të sigurisë së lartë. Emri i tij, kishte nisur të bëhej pjesë e historive të viteve të hershme të krimit. Kjo deri në fillim të muajit shkurt kur policia rinisi vëzhgimin e tij, pas denoncimit të importuesit të kafesë, të cilit i kërkohej thuajse gjysma e pasurisë dhe një rentë mujore për aktivitetin e tij tregtar.


Lajmi kryesor:

Këputen ‘fijet’ në Tiranë, çmontohen 155 kamera spiune! Nën hetim 37 persona, mes tyre eksponentë të njohur të krimit të organizuar


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?