Foto ilustruese

Kronikë

Çmontohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Vlorë! Shpallen në kërkim dy tutoret, njëra ruse, tjetra ukrainase

7 Shkurt, 14:16| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:52

  • Share

Vlorë- Dy tutore njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia janë shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës, pasi shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohen 2 ukrainaset, për ushtrim të prostitucionit.

Sipas njoftimit të bluve tutoret e ushtronin këtë akttivitet të paligjshëm në në një apartament në lagjen “Pavarësia”. 

Operacioni u kodua ‘Missed call’.

"Gjatë kësaj faze të operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion", informoi sot policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?