Konferenca e Kryetarëve, vendosi mbajtjen e një seance të dedikuar për Kosovën, ndërsa krerët e dy grupeve parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi deklaruan që projektrezolutat e propozuara do të integrohen në një, në mënyrë që Kuvendi të shkojë me një qëndrim në lidhje me sulmin e 24 shtatorit.Vendimi për seancë të dedikuar rrezoi automatikisht dhe një kërkesë të deputetëve të Lulzim Bashës për interpelancë me kryeministrin Rama për çështjen e Kosovës.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një reagim e ka quajtur të paprecedentë rrëzimin e kërkesës.
"Sot vetëm pas faktit, jam njohur në mënyrë të çuditshme me një ngjarje surprizë që do ta vlerësoj negative, ngjarje e paprecedentë në çdo lloj praktike parlamentare dhe komunikimi të të drejtës së deputetëve, përfaqësuesve në parlament për të kërkuar sqarime nga qeveri dhe nga kryeministri i vendit. Jam njohur me një vendim të kryesisë së kryetarëve, një vendim i cili është marrë me dyer të mbyllura dhe në mungesë transparence të plotë ku sa më poshtë:
Përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit të drejtuar nga zoti Berisha dhe përfaqësues të Partisë Socialiste të drejtuar nga zoti Rama, kanë bashkërakorduar dhe bashkëmordinuar, rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit Rama, të cilën unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj. Thelbi i interpelancës që i kam kërkuar kryeministrit, ka qenë kërkesë për sqarim për një qëndrim dhe deklaratë të pohuar në disa raste nga kryeministri i vendit, ku kërkon që KFOR të marrë nën kontroll pjesën veriore të Mitrovicës. Shqetësues është famti se e njëjta kërkesë, në të njëjtën ditë dhe po ashtu në mënyrë të përsëritur bëhet dhe nga presidenti i Serbisë Vuçiç.
Çudia është se si në mënyrë të koordinuar përfaqësues të dy subjekteve, Rithemelimit drejtuar nga zoti Berisha në Konferencën e Kryetarëve dhe përfaqësues të Edi Ramës, përfaqësues të PS në Konferencën e Kryetarëve bashkëkoordinojnë dhe dakordësojnë ë të rrëzohet mundësia e marrjes në pyetje të kryeministrit shqiptar për këtë çështje ekstremalisht sensitive për Kosovën dhe për interesin Kombëtar të shqiptarëve, patjetër për paqen dhe stabilitetin në Ballkan", shprehet Çollaku mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Rezoluta për Kosovën, PD zyrtare 'kundër' konferencës së Kryetarëve! Çollaku: Duhej edhe interpelancë me Ramën! Meta: Qëndrimi për KFOR-in i rrezikshëm
B.K/ReportTv.al