Sergio Conceiçao

Sport

Conceiçao: Ditë pas dite mendojmë Evropën, mbrojtja me tre na jep ekuilibër

12 Prill, 16:21| Përditesimi: 12 Prill, 16:22

  • Share


Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao foli pas fitores 0-4 që ekipi i tij siguroi në udhëtim kundër Udineses. Portugezi e vendosi theksin te mbrojtja me tre lojtarë, e cila sipas trajnerit i jep ekipit më shumë ekuilibër. Mendja e Milanit nuk mund të jetë larg Evropës.

“Kemi punuar për mbrojtjen me tre edhe gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve). Këtë herë kemi punuar me këtë ide si me topin, ashtu edhe pa të, sepse më në fund kishim një javë të plotë për t’u stërvitur.

Jemi më të mbrojtur në këtë mënyrë, pata ndjesi pozitive. Tani fillojmë të mendojmë për Atalantën, pashë një skuadër të ekuilibruar.

Ndeshja më e bukur nën drejtimin tim? Fitorja më e bukur ende nuk ka ardhur.

Theo Hernandez? Të gjithë e dimë që në aspektin ofensiv është një nga më të mirët në botë, në rolin e tij. Donim t’i jepnim më shumë mbrojtje dhe me këtë sistem ai është më i mbrojtur. Kemi punuar që Jovic të bëjë lëvizje për të liruar hapësira, duke zbritur thellë apo shkuar në thellësi. E kemi bërë këtë zgjedhje, sepse kundërshtari ishte shumë fizik, donim të përfitonim nga shpejtësia jonë.

Një vend në Europë? Duhet të mendojmë ditë pas dite, nuk ka më nevojë të flasim për këtë. Kanë rëndësi vetëm rezultatet, le të përqendrohemi në to”, tha Conceiçao.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Milani fiton me 4 gola në Udine, Maignan shembet pa ndjenja në tokë dhe tremb tifozët! Portieri e kaloi natën në spital


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?