Hedhja e shortit të Conference League

Sport

Conference League/ Egnatias i buzëqesh fati në play-off, Dinamo më vështirë! Rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare

4 Gusht, 14:33| Përditesimi: 4 Gusht, 14:48

  • Share

NYON, Zvicër - Në Nyon të Zvicrës u hodh këtë të hënë shorti për fazën play-off të Conference League. Për momentin skuadrat ndodhen në fazën e tretë kualifikuese, por UEFA i ka paraprirë ngjarjeve dhe ka njerrë rivalët e mundshëm.

Kampionët e Shqipërisë, Egnatia luan kundër Olimpija Ljubjana në turin e tretë kualifikues. Në rast se kalon sllovenët, Egnatia do përballet me fituesin e çiftit Lincoln Red Imps - Noah. Si skuadra nga Gjibraltari ashtu edhe ajo nga Armenia janë në letër të lehta dhe Egnatias i mbetet të kalojë Olimpijan.

Nga ana tjetër, Dinamo luan në turin e tretë kualifikues kundër Hajduk Split. Nëse kalon rivalët kroatë, të besuarit e Ilir Dajës do përballeshin në play-off me fituesin e çiftit Silkeborg - Jagiellonia. Ekipi danez dhe ai polak janë me përvojë në këtë event, teksa "Blutë" kanë fillimisht përballë "malin" kroat për të kaluar.

Kundërshtarët i kanë mësuar edhe Drita e Ballkani. Ndeshjet play-off për në Conference League luhen më 21 dhe 28 gusht.

Përballjet e mundshme të skuadrave shqiptare:

Olimpija/Egnatia - Lincoln Red Imps/Noah

Silkeborg/Jagiellonia - Hajduk Split/Dinamo City

FCSB/Drita - Differdange/Levadia

Larne/Santa Clara - Ballkani/Shamrock Rovers

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?