Politikë

Conte falenderon Shqipërinë për ndihmat me mjekë në përballimin e COVID-19

29 Mars 2020, 13:29| Përditesimi: 29 Mars 2020, 13:36

  • Share

Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ndihmën e veçantë ndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19. 

Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë që për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar. 

Në Romë u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane.


Lajmi kryesor:

Conte-Salvini falenderojnë Ramën për mjekët: S'do ta harrojmë! Italianët: Sot ndihemi të paguar për shërbimin që kemi bërë në Shqipëri


G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Solidaritet: 29/03/2020 13:46

    Zoti Konte dhe Rama kane vlera te rralla ne kete fryme e jo si pjes e madhe eVropes qe u tregua kur***

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?