Foto ilustruese

Copëza shprese në pandeminë që ka prekur gjithë botën, nis tregtimi i testeve të gjakut për COVID-19

14 Prill 2020, 20:18| Përditesimi: 14 Prill 2020, 20:31

  • Share

Një kompani mjekësore amerikane ka lëshuar një test gjaku, i cili do të ndihmojë në përcaktimin se kush është imun ndaj COVID-19. Të hënën, ARCpoint Labs me bazë në Milwaukee njoftoi se testi i ri i gjakut është lëshuar në tregun e SHBA-së, duke e bërë atë të disponueshëm për miliona persona.

Testi do të identifikojë raste të reja të COVID-19 si dhe njerëzit që kanë antitrupa në gjakun e tyre që shkatërrojnë virusin.

Sipas ARCpoint Labs, SHBA-ja më parë ishte mbështetur në testet e administruara jashtë Gjermanisë dhe Kinës. 

FDA tashmë ka krijuar testet, duke vërejtur se ato janë më të sakta dhe më të dobishme në luftimin e pandemisë.

"Këshillat e mia për individët që duan të testohen janë të kalojnë përmes ofruesit të tyre të kujdesit shëndetësor, sepse unë mendoj se ky test, ashtu si testet e tjera, duhet të kryhet dhe rezultatet të dorëzohen tek një profesionist i kujdesit shëndetësor",deklaroi Dr. Robin Patel, President i Shoqatës Amerikane për Mikrobiologji.

Testi i ri është i shpejtë dhe i thjeshtë, pasi përdor një gisht e në një shirit prove dhe ka një shkallë saktësie prej 97%.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?