Covid-19, në Itali 602 viktima dhe 1695 të shëruar. Ulet numri i rasteve të reja të infeksionit

14 Prill 2020, 18:05| Përditesimi: 14 Prill 2020, 18:07

  • Share

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 602  viktima nga koronavirusi, për një total prej  21 067 vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve sot është 1695 për një total prej  37130

Autoritetet raportuan edhe për 2.972 raste të reja pozitiv nga Covid-19, 181 raste më pak se dje, shifra që e rrisin numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 162 488 që nga fillimi i pandemisë.

Në kujdesin intensiv janë të shtruar 74 pacientë më pak se dje për një total prej 3186.     

Giovanni Rezza i Institutit të Lartë të Shëndetësisë dhe anëtar i Komitetit tekniko-shkencor tha se "Nuk ka dyshime se ne jemi akoma në fazën e parë të epidemisë. Ka shenja pozitive në kurbën e Covid-19 por numri i vdekjeve është ende i lartë dhe kjo është si pasojë e infeksioneve të mëparshme.

Rezza tha gjithashtu se edhe numrat e infeksioneve të reja në fakt janë ato të personave të prekur 20 ditë më parë, duke shtuar se rënia e numrit të vdekjeve do të jetë efekti i fundit i masave izoluese pasi koha midis infektimit dhe vdekjes është më e gjatë se ajo midis infektimit dhe zbulimit të rasteve pozitive.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë ky ndryshim shpjegon pse në Itali ka një prirje më të ngadaltë në uljen e numrit të vdekjeve, edhe pse ato kanë rënë shumë në krahasim me disa ditë më parë.


Lajmi kryesor:

Covid-19, në Itali 602 viktima, 120 mijë vdekje në botë! Europa nis gradualisht zbutjen e masave (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?