Covid/ Franca regjistron më shumë se 7000 raste infeksioni dhe 6 viktima! Izraeli në mbyllje totale për tri javë

14 Shtator 2020, 13:11| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 13:13

  • Share

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 7183 raste të reja Covid dhe 6 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 381 004 për një total prej 30916 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore

Mbretërinë e Bashkuar gjatë 24 orëve të kaluara pati 3330 raste të reja koronavirusi dhe  5 vdekje. Sipas raportimeve të autoriteteve numri total i të prekurve është 368 504 kurse rastet e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë kanë shkuar në 41628

Gjermani ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 701 raste të reja Covid dhe 1 vdekje.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins totali i të identifikuarve pozitiv është rritur në 261 247 për një total prej 9428 viktima që prej fillimit të emergjencës shëndetësore

Izraeli në mbyllje totale për tri javë

Kemi vendosur për një bllokim total trijavor duke filluar prej ditës së premte, me mundësinë që të shtrihemi përtej këtij harku kohor, deklaroi nga kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu në fund të një seance të jashtëzakonshme të qeverisë.

“Ne presim që të zgjasë të paktën deri në festën e Simchat Torahut, më 10 tetor’’, shtoi ai.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi menaxhimin e pandemisë, Netanyahu mohoi prerazi se qeveria e tij kishte dështuar në frenimin e pandemisë dhe se ajo po bën maksimumin për përballjen me të.

Bllokimi i dytë do t'i kushtojë ekonomisë, e cila është në recension për shkak të pandemisë, rreth 6.5 miliardë sikla.


Lajmi kryesor:

Covid në botë/ Italia regjistron 14 viktima dhe 1008 raste të reja! Alarm i OBSH: Rekord të prekurish që prej fillimit të pandemisë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?