COVID i mori jetën gjeneralit Sallaku, Meta: Dëshmoi vlera të larta humanizmi, do kujtohet me respekt e mirënjohje

20 Mars 2021, 11:37| Përditesimi: 20 Mars 2021, 11:38

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku për shkak të COVID. Meta shkruan se ai ishte modeli i duhur i një ushtaraku punëtor, energjik dhe human dhe se gjithmonë do të kujtohet me respekt e mirënjohje për punën e tij të bërë në Forcat e Armatosura.

"Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.

Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje", shkruan Meta


Lajmi kryesor:

COVID-i i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse! Peleshi: Nuk kam fjalë! Xhaçka: Ushtarak i drejtë! Meta: Do kujtohet me respekt


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?