TIRANË- Fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, humbi betejën me COVID-19.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se ka mbetur pa fjalë nga kjo humbje e madhe.
“Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për kominitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19. Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral”, shkruan Peleshi.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të gjeneralit Ndriçim Sallaku, që humbi jetën si pasojë e COVID. Ajo ka vlerësuar maksimalisht Sallakun për kontributin e tij.
“Jam thellësisht e trishtuar dhe e tronditur nga vdekja e gjeneralit Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për të forcuar partneritetin. Ai iku shumë herëtt. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Qofte i qetë në paqe”, shkruan Kim.
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku për shkak të COVID. Meta shkruan se ai ishte modeli i duhur i një ushtaraku punëtor, energjik dhe human dhe se gjithmonë do të kujtohet me respekt e mirënjohje për punën e tij të bërë në Forcat e Armatosura.
"Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.
Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.
Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.
Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje", shkruan Meta
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta COVID të gjeneralit të brigadës, Ndriçim Sallaku. Xhaçka shkruan se ai dha modelin e një ushtaraku të drejtë dhe të mirë dhe se gjithmonë pozitiv përballë çdo situate.
"Njerëzit si ti gjeneral Sallaku, janë të rrallë: energjikë, të kudogjendur, pozitivë përballë çdo situate. Na dhemb të gjithëve humbja jote sot, Majlindës e fëmijëve të shtrenjtë, ne që patëm fatin të ndajmë me ty ditë, muaj e vite pune të vështira apo të bukura. Do mungosh në Komandën Mbështetëse dhe të gjithë Forcën e Armatosur, me korrektësinë e përgjegjshmërinë tënde e mbi të gjitha me përkushtimin ndaj njerëzve e jetës. Mirënjohëse për shërbimin gjeneral! Faleminderit për modelin e ushtarakut të mirë e të drejtë", shkruan Xhaçka
Shpirti n’Paqe Çim Sallaku Familjar me vlera te medhaja dhe Ushtarak i perkryer. Gjithmone ne zemrat tona
PërgjigjuGje qe nuk do te ndodhi me ty o jashteqitje e kombit, injorante e kokmadh qe dhe qente nuk do ta pelqenin ta hanin. Vendi yt eshte biruca
Përgjigju