Kronikë

896 raste të reja me COVID dhe 3 viktima në vend! 132 qytetarë të shtruar në spital, 14 rëndë! Mbi 12 mijë pacientë aktivë

5 Shtator 2021, 17:10| Përditesimi: 6 Shtator 2021, 12:58

  • Share

TIRANË- Tre persona kanë humbur jetën dhe 896 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht nuk mundën të fitonin betejën me COVID një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.

Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po marrin trajtim 132 pacientë, ku 14 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa vetëm një ditë më parë për të përballuar numrin e lartë të të prekurve, u hap edh spitali COVID-3. 

Aktualisht janë 12,003 pacientë aktivë me koronavirusi dhe ekspertët e lidhin shtimin e rasteve të reja me variantit e ri Delta, për këtë arsye për thirrje qytetarëve që të vaksinohen se e vetmja formë për të mposhtur virusin. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja
224 raste në Tiranë, 83 raste në Shkodër, 82 raste në Vlorë, 72 raste në Durrës, 52 raste në Fier, 49 raste në Kavajë, 42 raste në Lushnje, 32 raste në Lezhë, 27 raste në Elbasan, 21 raste në Gjirokastër, 20 raste në Krujë, Sarandë, 17 raste në Kurbin, 15 raste Malësi e Madhe, 12 raste në Bulqizë, 11 raste në Mat, 10 raste në Kamëz, Himarë, 6 raste Vau i Dejës, Memaliaj, Pogradec, Berat, 5 raste në Peqin, Gramsh, 4 raste në Fushë-Arrëz, Dimal, Kuçovë, Skrapar, Cërrik, 3 raste në Kukës, Has, Dibër, Patos, Divjakë, Mallakastër, Korçë, Devoll, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Klos, Konispol, Libohovë, Selenicë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Statistika (05 Shtator 2021)
Raste të reja ditore       896 
Të shëruar në 24 orë      518
Të shtruar në spitale       132
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 4,228
Testime totale            1,076,983
Raste pozitive             150,997
Raste të shëruara       136,479
Raste Aktive                 12,003
Humbje jete                   2,515

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             4375
Shkodër          1999
Durrës             1025
Vlorë               896
Fier                  860
Lezhë              778
Elbasan           605
Berat               421
Korçë               307
Gjirokastër      299
Kukës              232
Dibër                206

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antitrupi: 05/09/2021 23:08

    Kush ka antitrupa me test në gjak sorologjik pse nuk merr green pass në shqiperi ? Vetëm vaksina ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?