Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima dhe 698 raste të reja nga COVID-19. Ditën e sotme ndërroi jetë mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici. Një javë më pare kishte ndërruar jetë po nga COVID edhe bashkëshorti i saj të Dr.Fatmir Karapicit. Vjollca Karapici ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID.Gjithashtu është infektuar edhe deputeti socialist Bashkim Fino, i cili gjithashtu është i shtruar në spital.
Nga 3463 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 698 qytetarë, Ku Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve me 195 raste aktive në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 195 raste në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja,1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 53-79 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1018 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Mars 2021)
Raste të reja ditore 698
Të shëruar në 24 orë 690
Të shtruar në spitale 492
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3463
Testime totale 507,956
Raste pozitive 116,821
Raste të shëruara 79,821
Raste Aktive 34,970
Humbje jete 2030
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23379
Fier 2567
Vlorë 1578
Durrës 1656
Shkodër 1332
Gjirokastër 1207
Korçë 886
Elbasan 587
Lezhë 731
Berat 382
Dibër 345
Kukës 320
Deputeti socialist, Bashkim Fino, 59 vjeç, është infektuar me Covid-19, i cili është i shtruar në spital prej disa ditësh. Kjo u bë e ditur nga zv. kryeministri, Erion Braçe, i cili thekson se Fino po luftonte fort për betejën e tij më të rëndësishme.
"Bashkim Fino është një shok, një mik, një koleg, një socialist! Është me ne çdo ditë në betejë, po lufton fort e po bën betejën e tij, tonën, ne gjithashtu po bëjmë betejën e tij, tonën, të përbashkët në Lushnje, Divjake, Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër;
Një për të gjithë e të gjithë për një, edhe për bashkimin! Forca kampion", shkruan Braçe.
Bashkim Fino është në listat e PS në Fierit duke u renditur i 4-i në listë fituese.
Pas ndarjes nga jeta të Dr.Fatmir Karapicit një javë më parë për shkak të COVID, ndahet nga jeta edhe bashkëshortja e tij pedagogia Vjollca Karapici. Pedagogia e Fakultetit Ekonomik ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije në rrjetet sociale edhe Universiteti i Tiranës i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pedagoges.
Mesazhi i plotë i Universitetit të Tiranëës: Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici. Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.
Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme. Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.
Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte. Do te na mungosh shume Zysh Vjollca! Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes! Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve. Rektori Artan Hoxha! Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser, diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine.
Një tjetër mjek ka humbur betejën me COVID-19. Mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi.
Për shkak të komplikacioneve që kishte krijuar virusi, doktor Husi ishte dërguar për kurim në Stamboll, në spitalin Medical Park, ku prej ditësh ishte në terapi intensive për shkak të gjendje së rënduar. Por pavarësisht përpjekjeve ai nuk ka mundur të fitojë dot këtë betejë. Lajmin e trishtë e bën me dije mjeku Tritan Kalo.
"Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht....Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI....Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai....Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor....I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte...Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të...Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time....Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore.....Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin... U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik", thotë Kalo.
Oh Ky virusi vetem tul e kapul dashka keta te shndoshet I paska qef kurse keta te dobet nuk i I shikoka me sy kalojn aty aoojo hahahahaha
PërgjigjuSHPRESOJ QE VIRUSI TE MARRE SA ME SHUME NGA POLITIKANET TANE
PërgjigjuPo ja taksni dhe bashkim finos... Të shkuara Bashkim!
Përgjigju