Vaksinohen 250 mësues me Astra Zenecën, Rama: Do të vijojmë edhe me policinë dhe ushtrinë

13 Mars 2021, 09:13| Përditesimi: 13 Mars 2021, 15:42

  • Share

250 mësues të 6 shkollave në Tiranë u vaksinuan me Astrazenecën, kurse nga dita e hënë vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët do të shtrihet në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama gjatë inspektimit tha se shumë shpejt do të mbërrijnë doza të tjera të vaksinave më të cilat do të  vaksinohen policët me ushtrinë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirlu tha se me dozat e AstraZeneca, do të ketë një vaksinim të kombinuar të mësuesve dhe të moshuarve.

Shefja e sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se  Astrazeneca është vaksinë e sigurtë. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa janë kryer rreth 24 mijë vaksinime. Qeveria shqiptare ka siguruar deri tani 1,6 milion doza vaksine për 800 mijë qytetarë.

Rama tha dje se disa shkolla në të gjithë vendin do të kthehen në qendra vaksinimi që do të bëjnë dhe vaksinimi e mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca. Kryeministri bëri gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer.

Përtej debatit në disa shtete, në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe. Nisur nga vendimet e disa shteteve në veri të Europës që kanë ndaluar vaksinimin me dozat e AstraZenecas, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dalë në një deklaratë zyrtare që ka sqaruar se ajo është e sigurt dhe e efektshme. Nga ana tjetër, edhe vetë kompania është shprehur se kjo vaksinë nuk mpiks gjakun, siç është raportuar dhe kjo është e bazuar në studime konkrete.

 

 

 

 

 

VIDEO/ Pamje nga vaksinimi

Ora 14:33
“S’është bërë pa qëllim, pasi mban emrin “4 Dëshmorët”, mësuesja batutë me Ramën: Mos bëhet ndonjë i pestë

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën ‘AstraZeneca”. Kreu i qeverisë teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, nuk kanë munguar batutat me mësuesit.

Një mësuese e ka falenderuar se që ka zgjedhur që fillimisht të vaksinohen mësuesit tek shkolla e tyre ndërkohë Rama ka thënë se kjo nuk është bërë pa qëllim, pasi shkolla mban emrin “4 dëshmorët”

Ndërkohë mësuesja i ka thënë se “Mos bëhet ndonjë i pestë”, ku të pranishmit ia kanë plasur së qeshurës. Kryeministri më pas i ka thënë që mos të ketë merak.

Pjesë nga Biseda:

Mësuesja: Faleminderit që zgjodhët shkollën tonë

Rama: E di pse se quhet Katër Dëshmorët

Mësuesja: Mos bëhet ndonjë i pestë

(Plasin të qeshurat)

Rama: Jo jo, mos ke merak.

Ora 13:06
‘Pas pak ditësh vijnë doza të tjera’ , Rama: Jo vetëm mësuesit, do të vaksinojmë edhe policinë dhe ushtrinë

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet ku ka nisur vaksinimi për mësuesit dhe pedagogët.

Rama njoftoi edhe mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës anti-Covid, theksoi se synohet edhe vaksinimi i policinë si edhe ushtrisë me qëllim goditjen e gjithë zinxhirit që ka më shumë kontakte.

‘Prandaj ne duam t’ju nxjerrim sa më shpejt nga ky shqetësim, dhe që mësuesit bashkë me mjekët e infermierët mos kenë mundësi të preken nga virusi. Jemi afër një lajmi të madh. Edhe pak ditë dhe do sjellim një sasi tjetër të vaksinave. Sfida juaj është të thyejmë, të vazhdojmë me gjithë pjesën tjetër Policinë, Ushtrinë gjithë ata që kanë ndërveprim. Ata me sëmundje kronike. Pra të godasim të gjithë zinxhirin që ka më shumë kontakte”, tha Rama.

Ora 11:31
Rama: Nga e hëna do të nisë vaksinimi mësuesve në të gjithë Shqipërinë! Astra Zeneca e sigurt

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në shkollën 4 dëshmorët në kryeqytet ku po zhvillohet vaksinimi i mësuesve. Kreu i qeverisë u shpreh se nga dita e hënë do të nisë vaksinimi i mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

‘Kemi nisur vaksinimin e mësuesve do të shtrihet ditën e hënë në të gjithë Shqipërisë, sipas njësive administrative dhe me shkolla që do të shërbejnë si njësi vaksinimi. Ka orare dhe do të vijnë të bëjnë vaksina. Është një hap i madh para dhe në ditët në vijim do të kemi një lajm shumë të mirë për të ardhur më shumë vaksina. Do të arrijmë që të kryejmë vaksinim intensiv, do të vaksinojmë pensionistët’- tha Rama.

I pyetur në lidhje me sigurinë e vaksinës Astra Zeneca, kreu i qeverisë tha se gazetarët duhet të bëhen përçues të së vërtetës dhe se vaksinat që kanë mbërritur dje në vendin tonë, kanë ardhur nga Suedia, ku sipas Ramës nuk ka shanse të jenë të pasigurta.

“Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive. Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka. Drejtori i Institutit Publik në Shëndetësor në Itali, tha se ka një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin. Në Britani po vaksinohen me këtë vaksinë dhe nuk ka shance të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin. Lidhen me të kuptuarit. Nuk ka asnjë problem dhe është një vaksinë që qarkullon. Suedia nuk do ta lejonte të vinte nëse do kishte probleme. Ka shumë luftë tregtare mos e harroni. S’ka asnjë shqetësim. AstraZeneca ndryshe nga Pfizer ka afat për dozën e dytë më të madhe. Dhe do të realizojmë atë që kemi synuar. Ka qenë një farë çmendurie në fillim por e dini se siç thoshte gjyshja. Lypja ka faqen e zezë por nuk të lë pa gjë.” ka shtuar më pas kryeministri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eglanda: 13/03/2021 13:20

    Ne gjithe bote vaksinohen ata qe kan imunitet te dobet nga semundje te renda, keshtu qe mos vdesin, ne shqiperi te kuderten gjithmone. Nuk mbushin spitalet mesues, policet, ushtria, spitalet I mbushin ata me semundje te renda edhe moshatare

    Përgjigju
  • Tirona: 13/03/2021 12:51

    Nuk ka pse ta veje masken ajo zonja se kjo perfaqeson antishtetin qe drejtohet nga nje president i cmendur. E pa dje e gjithe bota me ze dhe figure neper lajmet flash nga Kanadaja ,ShBA ,Amerika Latine e deri ne cepin me te fundit te bote qe antishteti pa maske ne Shqiperi sulmoi fizikish shtetin me maske.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?