COVID-19 infekton 14 të paraburgosur në Vlorë, pritet të bëhen teste masive te punonjësit e institucionit

20 Mars 2021, 10:57| Përditesimi: 20 Mars 2021, 11:58

  • Share

14 persona të cilët ndodhen në paraburgimin e  Vlorës janë infektuar me COVID-19.  Sipas gazetarit të Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, 4 nga të paraburgosurit janë infektuar me virusin dy ditë më parë dhe 10 të tjerë kanë rezultuar pozitiv ditën e djeshme. Të infektuarit ndodhen të izoluar në  dhomat e paraburgimit, ndërsa nuk paraqesin komplikacione shëndetësore. 

Pas infektimit të 14 të paraburgosurve pritet që në këtë institucion të bëhet një testim masiv për të zbuluar nëse COVID-19 ka mundur të depërtojë më thellë se në dhomat e paraburgimit, pasi në këtë institucion ndodhet edhe burgu ku qëndrojnë edhe personat që janë dënuar me maksimumi 3 vite burg.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 494 janë rastet e reja dhe 16 humbje jete nga COVID.


Lajmi kryesor:

Sot 519 raste dhe 11 viktima nga COVID-19! Humb jetën mjekja në Tiranë, infektohen 14 të paraburgosur në Vlorë


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?