COVID-19 i merr jetën aktorit, regjisorit dhe serenatistit korçar Naum Terovës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej disa ditësh ai ishte i shtruar në pavionin e sanatoriumit në spitalin rajonal të qytetit të Korçës.
Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar ndërsa pasditen e kësaj të enjte artisti ka ndërruar jetë.
Njëherazi Naum Terova është dhe babai i nënkryetares së bashkisë Korçë Benila Terova.
Lajmi kryesor:
COVID-19 në Shqipëri/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit, 21 qytetarë humbën jetën! Shënohen 986 raste të reja! Ndërron jetë aktori korçar
E.M./ReportTv.al