I ndjeri Naum Terova

COVID-19 në Shqipëri/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit, 21 qytetarë humbën jetën! Shënohen 986 raste të reja! Ndërron jetë aktori korçar

25 Shkurt 2021, 17:38| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 22:20

  • Share

Koronavirusi ka shënuar sërish shifra të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 raste të reja.

I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Gjithashtu këtë të enjte janë regjistruar 1031 vaksinime antiCOVID ku në total janë kryer 10.135 vaksina në disa qytete të vendit tonë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat antiCOVID për mbylljen në orarin 20:00 deri në 06:00 ndërkohë që mësimi do vijojë online.

Sot ka filluar vaksinimi edhe në qytetin e Beratit ndërsa në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit të mjekëve dhe do fillojë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.     

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         986
Të shëruar në 24 orë      849
Të shtruar në spitale       628
Humbje jete në 24 orë      21
Testime ditore               3691
Testime totale           455,334
Raste pozitive           104,313
Raste të shëruara       67,158
Raste Aktive                35,419
Humbje jete                   1,736

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë     22444
Fier           2686
Durrës       1721
Vlorë         1794
Shkodër    1389
Gjirokastër 1004
Elbasan      924
Lezhë         837
Berat          977 
Korçë         936
Dibër          360
Kukës         347

Ora 21:38
COVID-19 i merr jetën aktorit korçar! Prej ditësh i shtruar në spital

1614285542_naumtrenova.jpg

COVID-19 i merr jetën aktorit, regjisorit dhe serenatistit korçar Naum Terovës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej disa ditësh ai ishte i shtruar në pavionin e sanatoriumit në spitalin rajonal të qytetit të Korçës.

Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar ndërsa pasditen e kësaj të enjte artisti ka ndërruar jetë.

Njëherazi Naum Terova është dhe babai i nënkryetares së bashkisë Korçë Benila Terova.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 26/02/2021 01:08

    O kasem aga nuk duam te mbyllemi ,,por na duhen urgjentisht vaksinat,,ruse apo kineze qofshin mjaft te shpetohen jete njerezish....

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 26/02/2021 00:05

    Me keto shifra duhet patjeter presidenti te shtyje zgjedhjet ndryshe nuk kemi gje në vije , do pelcasim tek kutia votimit po ecëm me 1000 raste reja cdo dite!

    Përgjigju
  • Erjola: 25/02/2021 23:58

    Cdo jave mbi 100 veta vdesin te raportuara edhe mbi 10.000 infektimet te reja. Cfar tjeter duhet ndodhur?

    Përgjigju
  • Sidrit Golemi: 25/02/2021 23:56

    kur do te vaksinohen punetoret e zinxhirit ushqimor, duke filluar nga buka e keshtu me radhe?

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 25/02/2021 21:51

    Po distancën socjale e regullat për të mbrojt jetën e tyre e ka faijn qeveria ? Po pse qevria do tju ri mbrapa çdo qytetari ? E për sa i përket mbylljes çfar ti bëj qeveria ti mbylli e me çfar ti paguaj ? E gjith Bota është gjyjnzuar nga koviti jan shtete madhështore e shtete gjigand ekonomik e spo mbyllen plotësisht e jo më të mbyllet Shqipria shtet shum i varfër. Prandaj o komentus mos u bëni fillozof.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 25/02/2021 21:39

    E kuptoni sa vlen jeta e njeriut per kryeministrin tone?! Vdesin 21 vete ne dite te deklaruar nga ai vete por qe realisht jane 40 dhe ky palaço cirku vazhdon pa pike mase vetem se ka zgjedhje dhe sja mban te marri asnje mase, jemi ne rregull thote. Nxjerr ca karagjoza qe skane piken e dinjitetit si mjek te keshillojne dhe kundershtojne ate, eshte tmerruese kjo gje. Dhe botojini komentet se na i shpifet po flasim per jete njerezish jo per parti ketu.

    Përgjigju
  • Eva: 25/02/2021 20:28

    Komisioni politik se vetem komision teknik qe nuk eshte ai .Si tha kane rene numrat te urgjenca se skane cfare thone se nuk telefonon me njeri ne shtet vetem ndonje fukara.Te gjithe po vetkurohen ne shtepi me infermier e doktor privat, bombla oksigjeni dhe medikamente mijera euro te blera kontrabande dhe privatisht.Rrofte italia qe po i fut kontrabande dhe nuk po ben zë..Ato shifra qe shikoni jane vetem ata qe bejne tampon dhe kurohen ne shtet te tjeret bejne tampon privat dhe kurohen privat madje shume vdekje ne shtepi nuk raportohen.Si tha si tha shifrat ne renie situata nen kontroll hahahah u dalcin syte u dalcin jane dhe mjek qe mos qofshin .

    Përgjigju
    • Ira: 25/02/2021 21:17

      Te lumte goja. Nuk do ti hiqja asnje presje komentit tuaj

  • Bledi: 25/02/2021 20:20

    SOT MALI U ZI MORI 5000 VAKSINA SPUTNIK NGA RUSIA,,,C'FARE PRET O RAMA QE TE MARRESH VAKSINEN RUSE,,PRET TE VDESIM TE GJITHE....

    Përgjigju
  • Nebih: 25/02/2021 19:16

    Vetem tek ne shqipetaret ndodh qe Expertet thon e kemi gjendjen nen kontroll kur vd3sin ne dite 21 persona kafenet plot autobusat plot 1000 raste ne dite. Sa persona po u dashka ne Vdek sipas expertve qe situata te del jasht kontrolli?

    Përgjigju
  • jaku: 25/02/2021 18:13

    Cdo dite shume viketima dhe te infektuar por shpellaret nuk duan distancim dhe maska....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?