Ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID në qytetin e Beratit, për mjekët dhe infermierët e më pas për moshat mbi 80-vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se procesi i vaksinimit për bluzat e bardha do të përmbyllet brenda 15 marsit. Po ashtu ministrja shtoi se do të angazhohen 500 studentë infermierie të cilët do të trajnohen për vaksinimin intensiv.
Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga ana tjetër se periudhën e pranverës duhet të angazhohen për vaksinimin intensiv, ku sipas kryeministrit duhet të përfshihen studentët e infermierisë dhe ushtria.
Ndërkohë në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit për bluzat bardha ku në total janë kryer 2500 vaksinime. Po ashtu sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç.
Gjithsej kane mbërritur 300 vaksina në qytetin e Beratit. Deri tani në Shqipëri janë kryer 10.135 vaksina antivCOVID, ku shumicën e zënë bluzat e bardha, të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve bashkë me kujdestarët e tyre, disa personalitete dhe dhjetra të tjerë mbi moshën 80 vjeç. Në total që prej janarit në Shqipëri kanë mbërritur 17 mijë doza të vaksinës Pfizer. Ndërkohë pak ditë më parë në vendin tonë mbërritën dhe 8190 të tjera të vaksinës Pfizer.
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar takime me bizneset, ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero.
Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.
“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.- tha Rama.
Rama sakaq thumboi edhe PD-së, kur komentoi kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon.
“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.
Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas do të nisë për të moshuarit plus 80 vjeç.
Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet që të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha, duke shtuar se do të trajnohen 500 infermierë që të marrin pjesë në planin vaksinimit intensiv.
Manastirliu: Jemi duke ndjekur procesin e vaksinimit , me ardhjen e dozave cdo jave te vaksinave deri tani, kemi shtrire vaksinimin e teritor pikerisht ne polet e perqendruara te vaksinimit. Jemi sot ne qytetin e Beratit ku kemi nisur procesin e vaksinimit per bluzat e bardha per te gjithe mjeket e spitalit infermieret dhe mjeket e qendrave shendetsore ne te gjithe qarkun do te vaksinohen prane pallatit te kultures "Margarita Tutulani " ku i permbush te gjitha kushtet . Kemi siguruar jo vetem vaksinatoret te cilet jane trajnuar gjithashtu kemi plotesuar te gjitha kushtet para vaksinim dhe pas vaksinimit si dhe kushtet frigoriferike per mbajtjen e vaksinave . Vaksinimi ka filluar menjeher dhe nuk ka pasur problematika ezitime nga mjeket per ta bere vaksinen , por deshira e tyre ka qene shume e madhe per ta bere ate.Procesi ne te gjithe vendin ka ecur mese miri. Do të kemi 500 infermierë të cilët do të trajnohen në arenën kombëtare, duke filluar nga java tjetër në funksion të planit për vaksinimin.
Kryeministri Edi Rama tha nga Berati që periudhën e pranverës duhet ta kthejnë në periudhë të vaksinimit intensiv, që të përfshihet ushtria dhe studentët e infermierisë.
Rama: 'Shpresoj shumë që në ditët në vijim pa u bërë javë të tëra të japim lajme të mira. Duhet të përgatitemi për të patur një rrjet kapilar jo vetëm me qendra shëndetësore, por edhe ushtrinë dhe studentë të infermierisë. Pranvera do të kthehet në një vaksinim intesiv dhe t’ja dalim të renditemi shumë lart në vendet që vaksinojmë.'
Në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha. Në total në të gjithë veriun janë vaksinuar 2500 persona.
Ndërkohë sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç. Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksinimit për to.
'Jashtëzakonisht, shumë mirë me të tana paramatrat, bëra dhe pushimin. Mirë dukem. Nuk kam asnjë problem, dhe jam i operuar edhe me zemër. U ndjemë shumë mirë dhe që kanë bërë një organizim kaq të mirë, me njerëz të sjellshëm, për fjalë të nderit. '- thanë qytetarët.
Në total në të gjithë bashkinë e Shkodrës, janë 7700 të moshuar mbi 80 vjeç, të cilët pritet t'i nënshtrohen procesit të vaksinimit.