'Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh të dorëzohesh!' Rama thumbon Bashën nga Berati: PD i la rrugëve, ca asete ne ia morëm! Ervin Demo, njëri prej tyre

25 Shkurt 2021, 16:44| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 16:58

  • Share

Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar takime me bizneset, ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero.

Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.

“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.- tha Rama.

Rama sakaq thumboi edhe PD-së,  kur komentoi kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon.

“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.

 


Lajmi kryesor:

Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, fillon për të moshuarit! Nis edhe në Berat, Rama: Të përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë!


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?