Efektivi që humbi jetën nga COVID-19 Hydajet Nehani

Kronikë

COVID-19 i merr jetën policit në Shkodër, po trajtohej në Turqi! U infektua 2 javë më parë

16 Tetor 2020, 20:40| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:49

  • Share

Një efektiv policie i Shkodrës, Hydajet Nehani ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ai ishte infektuar 2 javë më parë, por për shkak se kishte nevojë për mjekim të specializuar ishte dërguar në Turqi për mjekim.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, efektivi i policisë nuk mundi dot të mbijetonte duke ndërruar jetë në Turqi.

COVID-19 kishte shkaktuar komplikacione të mëdha në organet jetësore duke e bërë të pamundur që polici të fitonte këtë betejë.

Hydajet Nehani ishte efektivi i parë i policisë së Shkodrës që humb jetën nga COVID-19.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petriti: 17/10/2020 06:38

    Iku nje njeri i mrekullueshem,Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Gezim Alija: 16/10/2020 21:25

    Nuk mund ta besojme se Hyda nuk eshte me me ne! Lamtumire e paç dheun e lehte shoku e miku yne!!!!!!

    Përgjigju
  • Shkodra: 16/10/2020 20:50

    Burr zoteri ! Ngushellime familjes !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?