Spitali Infektiv

COVID-19/ Rekord i ri të infektuarish, 289 raste dhe 4 humbje jete në 24 orë! Një punonjëse e gjykatës Berat rezultoi pozitive!

16 Tetor 2020, 16:04| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:49

  • Share

Një tjetër rekord infektimesh me koronavirus u regjistrua këtë të premte në Shqipëri. Në 24 orët e fundit u regjistruan 289 raste të reja nga 1402 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër, Elbasan, 10 raste në Krujë, 9 raste në Lezhë, 6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Patos, 2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Fatkeqësisht 4 persona të tjerë kanë humbur jetën. Një prej tyre është një 37-vjeçar nga Korça i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë ishte pa sëmundje bashkëshoqëruese. Burime për Report Tv bëjnë me dije se edhe babai i tij ishte i infektuar. Ai shpëtoi ndërsa 37-vjeçari nuk arriti të fitojë betejën me koronavirusin duke lënë pas dhe dy fëmijë, 9 muajsh dhe 4 vjeç.

Ndërkohë betejën me koronavirusin e kanë humbur dhe një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier. Janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (16 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  289

Të shëruar ne 24 orë                93

Humbje jete në 24 orë                4

Testime ditore                        1402

Testime totale                  104,804

Raste pozitive                     16501

Raste të shëruara                 9957

Raste Aktive                         6101

Humbje jete                            443

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     3001

Durrës      648

Shkodër   450

Fier          364

Korçë       342

Lezhë       311

Elbasan    265

Vlorë         224

Berat         182

Kukës        165

Dibër           84

Gjirokastër    65

Ora 19:11
Vlorë, 19 raste me COVID! Infektohen punonjës të Kadastrës dhe në Bashkinë e Selenicës

Ditën e sotme në qytetin e Vlorës janë konfirmuar pozitiv 19 persona. Mes të prekurve rezulton të jetë një sanitare që punon në drejtorinë e kujdesit shëndetësor. Raste pozitive ka pasur edhe në Kadastër dhe konvikte.

Sipas burime konfirmohet se ka rezultuar pozitiv edhe një punonjës i Bashkisë së Selenicës. Rastet e tjera të konfirmuara me COVID-19 janë pensionistë dhe persona të biznesit privat.

Ora 15:28
Punonjësja e gjykatës Berat pozitive me Covid, nga sot shqyrtohen vetëm masat e arrestit dhe gjyqet urgjente

Një punonjëse e Gjykatës Berat ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Pas këtij rasti të gjithë punonjësve iu është bërë tamponi ditën e sotme.

Nga sot është marrë vendimi që në gjykatë do të shqyrtohen vetëm masat e arrestit dhe gjyqet urgjente, deri në daljen e përgjigjeve te tamponeve.

Ditët e fundit në të gjithë vendin janë shtuar rastet me Covid 19, ku dje u shënua rekordi më i madh që nga fillimi i pandemisë.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kape: 16/10/2020 17:00

    riten testimet ritet dhe numri i te prekurve. Kjo eshte duhet ta leme te iki vete. Testimet po te riteshin nje muaj me pare ose dy muaj me pare,rezultati do ishte ky qe doli sot.Nuk eshte ritur numri i te prekurve por eshte ritur numri i testimeve.Sa me shume te marim masa mbrojtese, vetem do i zgjasim kohen virusit qe te jete ne mesin tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?