TIRANË- Shqipëria vijon të ketë shifra të larta të të infektuarve nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 297 raste të reja nga 1375 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.
Ndërkohë që 4 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 462. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 297
Të shëruar ne 24 orë 116
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1375
Testime totale 111,564
Raste pozitive 17,948
Raste të shëruara 10,341
Raste Aktive 7145
Humbje jete 462
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3505
Durrës 718
Shkodër 494
Fier 445
Korçë 456
Lezhë 360
Elbasan 313
Vlorë 283
Berat 218
Kukës 175
Dibër 91
Gjirokastër 87
Koronavirusi futet në ambientet e shkollës 'Dhaskal Todri' në Elbasan.
Report Tv mëson se janë infektuar 2 mësues dhe 7 nxënës të kësaj shkolle.
Kjo shton bilanci e mësuesve dhe të nxënësve që janë prekur me COVID.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është infektuar me Covid.
Lajmi është konfirmuar nga burime për Report Tv.
Nuk dihet se si është infektuar Lame me Covid apo se cila është gjendja e tij shëndetësore.
Mirëpo kujtojmë se Lame nuk është i pari nga rradhët e zyrtarëve që është prekur me Covid, pasi janë konfirmuar pozitivë disa deputetë dhe drejtues institucionesh.
Futi ene nji legalizim virusit ene je ne rŕegull Lame
Përgjigju