Ambulancat sot tek Spitali Infektiv

COVID-19 në Shqipëri, 563 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orë! Humb jetën 40-vjeçarja në Lazarat, mbyllet fasoneria ku punonte në Gjirokastër! Shërohet Rudina Hajdari

10 Nëntor 2020, 17:32| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 19:13

  • Share

Sërish janë regjistruar rritje të rasteve me koronavirus në Shqipëri. Kjo për shkak dhe të rritjes së testimeve ku këtë të martë u raportuan 2723 tampone.

Nga këto, 563 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 edhe 8 persona të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 579.

Në 24 orët e fundit, 150 pacientë janë shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Një 40-vjeçare ka humbur jetën në Lazarat të Gjirokastrës si dhe u mbyll fasoneria ku ajo punonte.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ju bëjmë me dije se nga sot, në komunikimin e përditshëm do të raportohen të gjithë testimet që kryhen në Shqipëri, bazuar ne vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, pra do raportohet numri total i testimeve të kryera në strukturat publike bashkë me testimet e kryera në laboratorët e licensuar jo publik.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar positivë me virusin SARS COV2, 563 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (10 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 563

Të shëruar ne 24 orë 150

Të shtruar në spitale 367

Humbje jete në 24 orë  8

Testime ditore   2723

Testime totale 143,804

Raste pozitive 25,294

Raste të shëruara  12,353

Raste Aktive  12,362

Humbje jete  579

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  6034

Durrës  1037

Fier   949

Korçë  759

Shkodër  742

Elbasan 624

Lezhë   559

Vlorë  544

Berat  367

Kukës  300

Gjirokastër  322

Dibër  125

Ora 19:54
Koronavirusi/ 3 mësues të shkollave 9-vjeçare dhe 2 efektivë policie rezultojnë pozitivë!

Në 24 orët e fundit në qytetin e Beratit u regjistruan 7 raste të reja. Prej tyre, 3 janë mësues në shkolla 9-vjeçare.

Gjithashtu u regjistruan të infektuar 2 policë në bashki dhe në komisariatin e policisë Berat.

Rastet në Berat:

1 mësues tek shkolla 9-vjecare "Thimi Tani".

1 mësues te shkolla mekanike "Stiljano bandilli".

1 mesues te Ajet Xhindole

1 Polic bashkiak.

1 punonjës i një banke.

1 Polic ne komisariatin e policise Berat.

Ora 18:55
Rudina Hajdari 'mposht' COVID-19: ' Do ti rikthehem aktivitetit normal!Kemi shume për të bërë sëbashku'

TIRANË- Pas betejës 10 ditore, deputetja e opozitës Rudina Hajdari shërohet nga COVID-19. Testi i cili bëri rezultoi negativ. Këtë lajm e dha vetë  Hajdari në një postim të bërë nga rrjeti i saj social Facebook, ku edhe ka shprehur se do t'i rikthehet menjëherë aktivitetit normal.

Deputetja në fund të postimit, i bënë apel qytetarëve që të kujdesen për veten edhe për familjet e tyre pasi siç theksojë edhe vet ky nuk është një virus i lehtë.

"Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t'i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin.

Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë", shprehet ajo në rrjetin e saj social Facebook

 

Ora 16:58
Humb jetën 40-vjeçarja nga Lazarati pasi u prek nga COVID, ISHSH Gjirokastër mbyll fasonerinë ku punonte dhe një tjetër, nuk zbatonin masat

GJIROKASTËR- Dy fasoneri ku punojnë 300 gra është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor pasi një 40-vjeçare nga Lazarati që punonte aty ka humbur jetën në spital në Tiranë pasi u infektua me COVID-19.

Mbyllja e dy fasonerive ka ardhur pasi nuk respektoheshin kushtet elementare të protokollit Anti-COVID.

Sipas informacioneve të raportuara nga gazetari i Report Tv, Piro Nase mbyllja e fasonerive ka ardhur pasi pronarët nuk kanë siguruar masat mbrojtëse për punonjëset.

Dy fasoneritë do të qëndrojnë të mbyllura deri në një afat të pacaktuar dhe sipas kreut të ISHSH, Edi Sinojmeri masat drastike kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të punonjësve.

‘Masat janë drastike dhe kanë për synim mbrojtjen e shëndetit të personave të tjerë të paprekur dhe njëkohësisht këto masa do të avancojnë edhe më tej me gjoba ndaj pronareve të këtyre fasonerive ku punojnë gjithsej 300 gra’, shprehet Sinojmeri.

Ora 16:14
Shqiptarëve 'nuk iu trembet syri' nga virusi, dalin pa maska rrugëve, gjobiten 619 qytetarë (VIDEO)

Pavarësisht se prej ditësh numri i të infektuarve kalon 500 rastet ditore duket se qytetarët ende nuk janë ndërgjegjësuar dhe nuk i mbajnë maskat në ambiente publike, ku policia ka vendosur në 24 orë 619 gjoba.

Sipas raportimit të Policisë së Shtetit janë gjobitur me nga 3 mijë lekë 619 qytetarë që nuk mbanin maske, ku 6 prej tyre janë shoqëruar në komisariat për verifikim pasi nuk kanë paraqitur mjet identifikimi.

Policia e Shtetit vijon me thirrjet për mbajtjen e maskave në publik dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë nga ana e lokaleve.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/11/2020 00:16

    Qytete te ndryshme kane shifra te ndryshme.Nuk do ishte keq qe masat karantuese te ishin te ndryshme ne varesi te shifrave ditore,p.sh Tirana nuk luan prej kohesh nga vendi I pare per nga numri I infeksioneve.Si rrjedhim masat duhet te jene me te ashpra ne Tirane,per sa kohe mban flamurin.Keshtu te veprohet me cdo qytet,lirim ,ose shterngim sipas shifrave.

    Përgjigju
  • Njoni: 10/11/2020 18:28

    Aaaa shumë keq kështu. Të mbyllet e tërë shqipëria në shtëpi, blini nga një dryn dhe vureni te porta, mos dilni absolutisht. A ju hongërt mortja ju me gjith shifrat që vini për të justifikuar qeverinë me vendimet që merr.

    Përgjigju
  • Julian Velo: 10/11/2020 17:39

    Ju rekomandoj mbylljen e shkollave dhe kafeneve se jane nje burim infektimi i pakontrollueshem.Ne oren 22 ne rrethe nuk ka njerez ne rruge vetem ne Tirane tek blloku i gjen . Nje situate e tille kerkon masa serioze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?