Spitali Infektiv dhe Imzot Angelo Massafra

COVID-19 në Shqipëri/ 986 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet Imzot Angelo Massafra, dërgohet për kurim në Itali

27 Shkurt 2021, 17:47| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 18:14

  • Share

Shifrat e koronavirusit vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera në total.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë prekur 106,215 qytetarë teksa Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ku këtë të shtunë u raportuan 461 raste të reja.

Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin e viktimave në total në 1,775.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467. Edhe numri i të shëruarve është i lartë ku në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre në 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu këtë të shtunë është raportuar me COVID edhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra i cili është dërguar në Itali për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë pas Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Tiranës, ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID edhe në Korçë. Duke folur si ministër i Mbrojtjes, Peleshi tha se për këtë do të angazhohen edhe Forcat e Armatosura duke dhënë edhe një skenar të mundshëm se si do të zhvillohet ky proces.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Statistika (27 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore         986
Të shëruar në 24 orë      962
Të shtruar në spitale       647
Humbje jete në 24 orë      19
Testime ditore               3957
Testime totale          462,980
Raste pozitive          106,215
Raste të shëruara     68,969
Raste Aktive              35,471
Humbje jete                 1,775

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       22853
Fier             2641
Durrës        1664
Vlorë          1748
Shkodër     1337
Gjirokastër 1026
Berat           877
Korçë          916
Elbasan      887
Lezhë         819
Dibër          368
Kukës         335

Ora 21:36
37 raste me COVID në qarkun e Beratit, 70% e të prekurve janë të rinj të moshave 20-25 vjeç.

1611869059_koronavirusiitali.jpg

Në 24 orët e fundit në qarkun e Beratit u regjistruan 37 raste të reja me COVID.

Prej tyre, 2 janë infermiere në fshatrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore, 2 punonjës të OSHEE-së Skrapar dhe 2 punonjës në zyrat e drejtorisë arsimore në Kuçovë.

12 raste në Berat, 19 raste në Kuçovë, 5 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

70% e të prekurve janë të rinj të moshave 20-25 vjeç.

Ora 20:32
Ndërron jetë nga COVID bashkëshorti i ish-deputetes së PS-së: Humbëm njeriun tonë të dashur

1614454476_valentinaleskaj.jpg

Ndahet nga jeta bashkëshorti i ish-deputetes së Partisë Socialiste Valentina Leskaj.

Është vetë ajo e cila e ka bërë të ditur lajmin e trishtë ku përmes një postimi në Facebook thotë se bashkëshorti nuk ja doli të fitonte betejën me virusin.

Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit. Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirkuptimin“shkruan Leskaj.

Ora 09:49
Imzot Angelo Massafra pozitiv me COVID-19, dërgohet për kurim në Itali

TIRANË- Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, Imzot Angelo Massafra,  ka rezultuar pozitiv me COVID, për pasojë është dërguar për kurim në Itali.

Ipeshkvnore Shqiptare bën me dije se gjendja shëndetësore e Massafrës është e qëndrueshme, por ka shfaqur temperaturë të lartë dhe simptomat tipike të virusit. Ai është transferuar për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).

"Pas disa shqetësime shëndetësore, me simptoma virusi Covid-19, si dhe pas ekzaminimeve më të specializuara, Arqipeshkvi i Arqidioqezës Shkodër-Pult dhe njëkohësisht Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra, rezultoi pozitiv, pra i infektuar nga virusi në qarkullim, Sars Covid-19. Aktualisht gjendja shëndetësore e tija paraqitet e qëndrueshme, përpos disa simptoma tipike të këtij virusi, sikurse është ajo e temperaturës.
 
Për arsye të parandalimit të simptomave të tjera si dhe për të përballuar sa më mirë pikun e sëmundjes, sot, Shkëlqesia e Tij, Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali). Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje. Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt", njofton KISH.

Më herët, ësht infektuar me COVID-19 edhe Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo, i cili u dërgua me urgjencë, brenda një kapsule drejt Italisë, për shkak se ka pasur probleme me frymëmarrjen, por ia doli të triumfonte. Gjithashtu e ka fituar betejën me COVID-19 dhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 27/02/2021 21:29

    I jati apo bashkeshorti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?