Këtë të martë u shënua një tjetër rritje e numrit të pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 19 viktima duke e çuar numrin total të qytetarëve që kanë humbur jetën në 735.
Edhe numri i të infektuarve vijon të qëndrojë i lartë ku nga 2.505 teste të kryera u regjistruan 744 raste të reja.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 455 pacientë ku 21 janë në terapi intensive ndërsa 7 të tjerë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë ditën e sotme Drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj deklaroi se spitali është i gatshëm për të pritur pacientë me COVID.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend. Janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.
COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 744
Të shëruar ne 24 orë 436
Të shtruar në spitale 455
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 2.505
Testime totale 177.705
Raste pozitive 34.300
Raste të shëruara 16.666
Raste Aktive 16.899
Humbje jete 735
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8703
Fier 1333
Durrës 1246
Korçë 951
Shkodër 875
Vlorë 827
Elbasan 795
Lezhë 673
Berat 510
Gjirokaster 474
Kukës 362
Dibër 150
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Ibrahim Kaziu fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.
Koronavirusi ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Ibrahim Kaziu fatkeqësisht nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.
Është vetë institucioni shëndetësor që e bën të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook.
Ata kanë shprehur ngushëllime familjes si dhe i ka dedikuar një mesazh të kolegut të tyre.
"Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot" - shkruan Spitali Rajonal Dibër.
Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të viktimave nga COVID. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë si dhe u regjistruan 744 raste të reja.
Lajm në përditësim...
ELBASAN- Spitali rajonal i Elbasanit do të kthehet në spital COVID. Përgatitjet janë drejt fundit dhe është gati për t'u vënë në punë sapo të ezaurohen kapacitete spitalore të 4 spitale COVID në Tiranë. Drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj tha se ky spital ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen.
"Dhe rajonale dhe Elbasani po bëhen përgatitjet përfundimtare për të qenë gati për nëse do jetë e nevojshme për t'u hapur si spital COVID. Për fatin tonë të mirë spitali rajonal i Elbasanit ka burime njerëzore të mjaftueshme, të cilat po trajnohen nga Ministria dhe Urgjenca për të qenë të gatshëm për të përballuar. Nëse do të mbushen spitale 4 COVID, dhe do jetë e nevojshme ne jemi", tha drejtoresha e Spitalit rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj.
Kthimi i spitaleve rajonal në COVID është një nga skenarët e planifikuar nga Ministria e Shëndetësisë për përballimin e fluksit të të infektuarve me koronavirus. Më herët, edhe drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Ardian Dajti gjatë një interviste për Report TV tha se edhe ky spital po përgatitet për të pritur pacientë me COVID me një kapacitet prej 95 shtretërish.
Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije se së fundmi janë infektuar në Bashkinë e Belshit, një mesues te gjimnazi "Sami Frashëri" dhe 1 mesues në shkollen 9-vjeçare "Halit Uruçi".
Distancohuni o shpellare....
Përgjigju