COVID-19/ Shehu: Manipulohet numri i testimeve, i bashkojnë me ato të klinikave private!

21 Tetor 2020, 17:35| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 17:45

  • Share

Rritja e rasteve me koronavirus në Shqipëri shihet me shqetësim nga ish-Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu. Ndërkohë për rritjen e numrit të testimeve nga ana e autoriteteve, ai thotë se ato janë shifra farsë. Ai thotë se autoritetet shëndetësore bashkojnë testimet e kryera nga ana e tyre me testimet e kryera nga klinikat private.

Shehu i bën thirrje autoriteteve të rrisin testimet dhe që tamponet të merren kudo. Sipas tij ato duhet të ofrohen të gjitha gratis.

"Së pari dua të them që Ministria e Shëndetësisë duhet të qartësojë se ku bëhen këto teste. Se tek kapacitetet tek IShP dhe të QSUT së bashku nuk janë më shumë se 800. Ku janë testet e tjera. Klinikat private janë me pagesë, 100 euro dhe janë jashtë metodikës së testimit. Bëhen kryesisht për dëshirën e qytetarit apo për arsye administrative për të lëvizur jashtë dhe nuk futen në metodikën e testimit. Nëse Italia sot bën 170 mijë testime në ditë, këto janë në metodikën e testimit që bëhen gratis nga shteti. Ato që bëhen nga qytetari në anën e tij nuk mund të jenë të dhëna statistikore, mund të merren në konsideratë poKemi realisht një falsifikim me shifra. Shifrat duhet të ndahen nga metodika e testiemeve. Ishin 297 raste të reja që në raport me testimet ishin 25 përqind. Kjo tregon që situata është katastrofale. Testimi i pranueshëm, duhet të ishte 5-10 përqind. Me këto shifra, Shqipëria duhet të bëjë të paktën 2500 testime. Të merren tampone në rrugë, në makinë. Ne nuk jemi kërrkund" - tha Shehu.

Ndërkohë për vendimin e qeverisë për maskat e detyrueshme, Shehu tha se është një masë e domosdoshme por vetëm në vendet ku ka densitet të lartë të popullsisë. Por ai theksoi dhe rëndësinë e rolit të shtetit në pajisjen me maska për qytetarët teksa deklaroi se qeveria nuk duhet tu kërkojë atyre  që të respektojnë masat pa krijuar mundësitë në fillim.

"Unë e kam thënë prej kohësh, rëndësinë e maskës. Ajo duhet të vendosur në ambientet e mbyllura dhe në ato të jashtme ku ka densitet popullsie. Maska është një element i rëndësishëm mbrojtës. Është një strategji që ka filluar me testime. Vazhdoi me aktivizimin e mjekut të familjes. Unë i bëj thirrje qytetarëve të respektojnë vendosjen e maskave ashtu sicc u them dhe shtetit që të përcaktojë maskat. Nuk janë ato copa që shpjegoi kryeministri. Shteti duhet të shpjegojë njerëzit. Shteti nuk është për t'i kërkuar qytetarëve pa i krijuar mundësitë. Edhe aktivistët e PD-së të gjithë janë të prekshëm nga koronavirusi" - tha Shehu.

Ndërkohë Tritan Shehu nuk shpjegoi nëse në radhët e PD-së janë kryer testimet e të gjithë anëtarëve pasi disa prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

"PD nuk është institucion shkencor. Shteti duhet të sigurojë që të bëhet testimi gratis. Këtë duhet të sigurojë shteti. Nuk po flasim për aktivistët e PD-së, por për detyrat e shtetit ndaj qytetarëve" - tha Shehu.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 21/10/2020 18:34

    Ky tartan gagaci nuk u ngop me presh,i ka ardh oreksi prap,por tani s'ka për ty tartan tani do t'a hajë Aida preshin,ajo është në listën e preshtaxhinjve,ti ke dalë jasht liste keqardhje për ty tartan,megjithatë ska problem,preshin brenda familjes e ke,bile tash në vendin e duhur.

    Përgjigju
    • Rika: 21/10/2020 20:27

      Ky te ishte burr vishte kemishen e bardhe dhe jepte nje dore ne spitale. Kollaj te japeah mend nga shpia apo zyra.O loran ku je se po tshahin babin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?