Ashtu sikurse në qytetet e tjera edhe në Korçë, besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Pashkën- moment ky që simbolizon ngjalljen e Krishtit dhe ringjalljen e shpresës- të kufizuar në ambientet e shtëpive të tyre. Mesha e shenjtë në këtë qytet është zhvilluar në katedralen e Metropolitit të Korçës nga hirësia e tij imzot Johani.
Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, ceremonia në katedrale është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mirëpo, pavarësisht se të kufizuar fizikisht, COVID-19 nuk ka mundur dot të izolojë kreativitetin e besimtarëve ortodoksë korçarë, të cilët me qirinj në duar kanë ndjekur traditën duke marrë nga ballkonet e shtëpive të tyre 'dritën e shpresës'.
Në një situatë tjetër kjo festë do të mblidhte në sheshin e qytetit me mijëra besimtarë, të cilët nën tingujt e këmbanave do të kalonin dora dorës ditën e shpresës.
Lajmi kryesor: