COVID-19 boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S'duhet që virusi t'na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor

18 Prill 2020, 22:36| Përditesimi: 19 Prill 2020, 14:44

  • Share

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, i cili gjatë fjalës së tij tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësoj dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.

"Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tone , por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri", tha Janullatos.

Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, zhvillohen me kisha të boshatisur për shkak të COVID-19, ku besimtarët do i ndjekin ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Një situatë e tillë nuk ndodh që nga koha e rënies së diktaturës komuniste dhe sot për shkak të virusit të rrezikshëm besimtarët nuk do jenë të pranishëm as në kishë dhe as në rrugë. Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që  na mëson kjo 'luftë' me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.

Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës. Pjesë tjetër e traditës së Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.

Ora 10:26
'Krishti u ngjall...' Mesha e Pashkës jashtë kishës, besimtarët me qirinj në duar ruajnë distancën (VIDEO)

Edhe në Fier është mbajtur mesha e Pashkëve në kishën e "Shën Gjergjit ".

Besimtarë e qytetarë pavarësisht pandemisë kanë ardhur të ndjekin meshën e shenjtë, duke qëndruar jashtë. Edhe pse të paktë besimtarët  me qirinj në duar dhe duke ruajtur distancën kanë ndjekur meshën në ambientet e jashtme të kishës. Ligjëratën e mbajtir At Nikolla.

Ora 10:24
Pashkët në Gjirokastër ndryshe nga çdo vit tjetër! Katedralja me karriget bosh, tingujt e këmbënave njoftojnë Ringjalljen e Krishtit (VIDEO)

Ringjallja e Krishtit, festa më e rëndësishme në kalendarin ortodoks, ka qenë ndryshe nga vitet e tjera në Gjirokastër. Në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, veçse prezencës së dy klerikëve që mbanin meshën për ata pak besimtarë dhe shërbyes të kishës, askush nuk guxoi që të thyente rregullat e vetëkarantinimit për t’iu bashkuar ceremonisë.

Gjithçka ka qenë e qetë dhe hapësira në brendësi të katedrales ishte e bollshme me karriget bosh dhe me një sallë të vetmuar që më kot zëvendësonte korin e munguar në të tilla raste, por që në një rast të jashtëzakonshëm zgjedhje tjetër nuk kishte.

Meshën e ka drejtuar At Dhionizi me At Theodhorin në dy gjuhë në greqisht dhe shqip për respekt edhe të besimtarëve minoritarë që gjenden në Gjirokastër dhe Dropull.

Ceremonia kulmoi me tingujt e fuqishëm të kambanave që simbolizon ardhjen e ditës së re që përkon me ditën e Ringjalljes së Krishtit. Kjo e shoqëruar edhe me ndezjen e qirinjve që simbolizon dritën dhe shpresën për të gjithë dhe çukitjen e vezëve të kuqe.

Ora 03:52
Pashkë 'të veçanta' edhe në Elbasan, Imzot Andoni: Besimtarët janë kisha! Solidaritet dhe të gjithë t'i lutemi Zotit të kapërcejmë epideminë (VIDEO)

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit imzot Andoni ka mbajtur meshën në kishën ortodokse “Shën Kolli” në Elbasan.

Edhe në këtë kishë, sikurse në qytetet e tjera të vendit kanë munguar besimtarët për shkak të kufizimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të vetmit që kanë marrë pjesë në ceremoninë e sotme kanë qenë pjesëtarët e kishës të cilët ishin jo më shumë se 10 veta. Në krahasim me vitet e kaluara- ku besimtarët vërshonin drejt kishës për të ndezur qirinjtë e shpresës dhe çukitur vezën e Pashkës, mbrëmjen e sotme në Elbasan janë festuar Pashkë të veçanta për shkak të situatës.

Imzot Andoni ka dhënën mesazhin e tij për besimtarët referuar situatës ndërsa thekson se “pavarësisht pamundësisë për të qenë pranë kishës, besimtarët janë kisha dhe në këto ditë të vështira t’i lutemi Zotit të na ndihmojë ta kapërcejmë këtë sfidë të epidemisë si dhe më shumë solidaritet me njeri-tjetrin ”.

“Sivjet Pashkët na gjejnë në një situatë të ndryshme nga herët e tjera, nga ça mund ta parashikonte edhe imagjinata me e madhe. Megjithatë, në ditë të tilla njerëzit gjejnë forcë dhe aq më tepër besimtarët që fuqinë e tyre e gjejnë tek Perëndia.

Në këto ditë të gjithëve na është privuar mundësia për të qenë pranë kishave, për t’u lutur së bashku atje dhe për të marrë bekimet siç zakonisht ndodh. Megjithatë shtëpia është kisha e vogël. Secili nga ne në familjen e tij, lutet bashkë me të afërmit e tij sepse zoti Krisht na ka thënë që aty ku janë 2-3 veta aty jam edhe unë, aty është kisha. Pra besimtarët janë kisha. Kështu që në këto ditë dhe në këtë ditë Pashke le të lutemi të gjithë së bashku si familje, sepse çdo familje të gjitha së bashku ne krijojmë një kishë të madhe në të gjithë botën.

Ne i lutemi Zotit të na ndihmojë të kapërcejmë këtë sfidë të epidemisë, por gjithashtu të mund të solidarizohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mund të kuptojmë se kush janë prioritetet në jetë dhe t’i jemi mirënjohes Perëndisë për gjithçka që na jep edhe atëherë kur kemi harruar ta falenderojmë”, është shprehur imzot Andoni, ndërsa në mesazhin e tij ka edhe një urim për të gjithë besimtarët ortodoks: “Edhe njëherë gëzuar Pashkët dhe mot më mirë!”, thotë ai.

1587261478_Screenshot16.jpg

1587261578_Screenshot18.jpg1587261646_Screenshot12.jpg

Ora 02:57
COVID-19 s'ndal ritet fetare as në Vlorë, shërbyesit e kishës marrin pjesë në ceremoni: Pashkë si pa njerëz. Shumë të varfëra... Zoti e bëftë mirë! (VIDEO)

Në qytetin e Vlorës, Report Tv ka ndjekur nga afër mbajtjen e ceremonisë së Pashkëve Ortodokse në kishën “Shën Theodhori” nga at Kostandini. Edhe në këtë kishë, ceremonia është zhvilluar pa prezencën e besimtarëve. Të vetmit që e kanë marrë pjesë në ceremoni kanë qenë punonjës që shërbejnë në kishë, ndërsa sikurse mund të vihet re edhe në pamjet e mësipërme, distanca rreth 2 metra për të mbrojtur sigurinë personale është respektuar me përpikmëri.

Për mikrofonin e Report Tv, ata shprehen se këto Pashkë kanë qenë më të veçanta nga herët e tjera për shkak edhe të situatës nga koronavirusi, duke i cilësuar ato si të varfëra pa praninë e njerëzve.

Besimtarët kanë theksuar se të gjithë të pranishmit kanë marrë leje paraprakisht nga organet kompetente dhe kisha për të marrë pjesë në shërbesë.

‘Krishti u ngjall!’, kështu themi neve. Pashkët i kemi festuar shumë shumë mirë. Si me korona, si pa njerëz...”, është shprehur një besimtare. E pyetur se nëse e kishte marrë lejen ajo shprehet: “Po po patjetër. E kemi marrë lejen.”

“Pashkët këtë vit janë më të veçanta se nga vitet e tjera. Pa besimtarë është siç e shikoni vetë... shumë e varfër. Zoti e bëftë mirë! Të gjithë ata që janë këtu, me punonjës me ata besimtarë që jemi janë të gjithë me leje”, shprehet një nga punonjësit dhe njëkohësisht besimtarët që kishte marrë pjesë në meshën e mbajtur.

1587259071_Screenshot7.jpg

1587259121_Screenshot8.jpg

Ora 01:44
Korçë/ Kreativiteti i besimtarëve ortodoksë fiton mbi COVID-19 dhe frikën, marrin 'dritën e shpresës' nga ballkonet e shtëpive të tyre

Ashtu sikurse në qytetet e tjera edhe në Korçë, besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot Pashkën- moment ky që simbolizon ngjalljen e Krishtit dhe ringjalljen e shpresës- të kufizuar në ambientet e shtëpive të tyre. Mesha e shenjtë në këtë qytet është zhvilluar në katedralen e Metropolitit të Korçës nga hirësia e tij imzot Johani.

Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, ceremonia në katedrale është zhvilluar me dyer të mbyllura. Mirëpo, pavarësisht se të kufizuar fizikisht, COVID-19 nuk ka mundur dot të izolojë kreativitetin e besimtarëve ortodoksë korçarë, të cilët me qirinj në duar kanë ndjekur traditën duke marrë nga ballkonet e shtëpive të tyre 'dritën e shpresës'.

Në një situatë tjetër kjo festë do të mblidhte në sheshin e qytetit me mijëra besimtarë, të cilët nën tingujt e këmbanave do të kalonin dora dorës ditën e shpresës.

Ora 00:12
Me kishën pa besimtarë, Pashkët Ortodokse zhvillohen edhe në Sarandë

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar sot festën e Pashkës edhe në qytetin e Sarandës. Ceremonia e Ringjalljes së Krishtit është organizuar në kishën ‘Shën Harallambi’, ku ajo që është vënë re është mos prezenca e besimtarëve për shkak të situatës nga COVID-19.

 

Ora 00:03
Janullatos mban meshën: Nuk duhet të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë, kjo luftë fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor (VIDEO)

Kryepeshkopi Anastas Janullatos tha se nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Gjatë mesazhit të tij, Janullatos tha se kjo luftë fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor, ndërsa në vend të dritës së qirinjve këtë vit le të shpërndajmë dritën e shpresës.

"Krishti u Ngjall, Pashkë të Bardha! Kur dyert ishin të mbyllur Jezui iu shfaq nxënëseve dhe iu largoi frikën dhe ju dha paqen duke i bërë dëshmitarë të ngjalljes së tij. Frika është një këshillues e keqe e njeriut duke na ulur rezistencë dhe kreativtiten, friken e shkaktojnë shkaqe të ndryshme, konflikte e armatosura, katastrofat natyrore dhe pandemisë si ajo e COVID-19 që ka pushtuar mbarë njerëzimin, por dhe vetë dobësitë tona. Frika kulmon kur njeriu ndodhet përpara vdekjes. Shpirti i shenjtë frymëzon të gjithë nxënësit e tij për paqe dhe dashuri. Ai që ka frikë perëndinë nuk frikësohet nga askush dhe nga asgjë. Kjo nuk ka asnjë lidhje me optimizmin abstrakt por mbështetet në besimin në perëndi që na udhëheq gjatë përditshmërisë sonë. Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim  njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tone , por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. të shmangim sindromën e frikës që është rreh nesh dhe nuk po kontrollet le të na mbështesë perëndia. Kjo lufte fitohet me solidaritetin mbarënjerëzor dhe nëse rrojmë dhe nëse vdesim , të zotit jemi. Frikë nuk ka në dashuri, por dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri", tha Janullatos.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 19/04/2020 13:09

    Ishalla te kap korona antishqiptarin numer 1 janullatos bashk me berishen ju ban copa. Ju anti-komunista e shisni b per 2 lek felliqesira.

    Përgjigju
  • Armand: 19/04/2020 09:13

    Ngrihu Enver po të kerkojme sot me shume se kurre, ngrihu!

    Përgjigju
  • Tosi: 19/04/2020 08:42

    Krygjyshi i vetshpallur boteror mond bektagjiu po ben perpjekje nga tyrbja e kulmakut te takoje zorin qe te vere dore mbi salivirusin, por mesa duket dhe baba mondi eshte dorzuar dhe spo na ben gje....

    Përgjigju
  • Mbreti Gjithesise: 19/04/2020 01:19

    Po ju ve ne dukje se nuk eshte koronavirusi qe la kishat bosh por diktatura e edi rames qe ka shitur shpirtin te masonet per pushtet.Krishti u Ngjall.

    Përgjigju
  • V.f aaa: 18/04/2020 23:44

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • Anti-komunisti: 19/04/2020 00:00

      Poshte PPSH . Organizate terroriste qe ne fillesat e saj . Komunist i qelbur

  • Nga tepeja i lënë i pritur në koke (Tepelënë): 18/04/2020 23:23

    Ishalla vazhdon me vite kjo korona qe të shpëtojmë nga zaptimet e shesheve publike. Këta sot nuk do dalin me qirinj naten si sonambul dhe as ata me bethperpjete te sheshi Skenderbej. Me me fund Shqiperia u pastrua. Kush do religion të mblidhet në Baba Tylbé kishxhamija apo në shtepi të tij, JO NË SHESH PUBLIK!

    Përgjigju
    • Kthella , Bajrak i Mirdites: 18/04/2020 23:42

      Shpresojme qe korona te marre ty mor specje zhdukje .. Ti sje asgje veqse nje kafshe e ngrodhur qe vjen era ! Komunist i qelbur .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?