COVID-19 s'ndal ritet fetare as në Vlorë, shërbyesit e kishës marrin pjesë në ceremoni: Pashkë si pa njerëz. Shumë të varfëra... Zoti e bëftë mirë! (VIDEO)

19 Prill 2020, 02:57| Përditesimi: 19 Prill 2020, 08:48

  • Share

Në qytetin e Vlorës, Report Tv ka ndjekur nga afër mbajtjen e ceremonisë së Pashkëve Ortodokse në kishën “Shën Theodhori” nga at Kostandini. Edhe në këtë kishë, ceremonia është zhvilluar pa prezencën e besimtarëve. Të vetmit që e kanë marrë pjesë në ceremoni kanë qenë punonjës që shërbejnë në kishë, ndërsa sikurse mund të vihet re edhe në pamjet e mësipërme, distanca rreth 2 metra për të mbrojtur sigurinë personale është respektuar me përpikmëri.

Për mikrofonin e Report Tv, ata shprehen se këto Pashkë kanë qenë më të veçanta nga herët e tjera për shkak edhe të situatës nga koronavirusi, duke i cilësuar ato si të varfëra pa praninë e njerëzve.

Besimtarët kanë theksuar se të gjithë të pranishmit kanë marrë leje paraprakisht nga organet kompetente dhe kisha për të marrë pjesë në shërbesë.

‘Krishti u ngjall!’, kështu themi neve. Pashkët i kemi festuar shumë shumë mirë. Si me korona, si pa njerëz...”, është shprehur një besimtare. E pyetur se nëse e kishte marrë lejen ajo shprehet: “Po po patjetër. E kemi marrë lejen.”

“Pashkët këtë vit janë më të veçanta se nga vitet e tjera. Pa besimtarë është siç e shikoni vetë... shumë e varfër. Zoti e bëftë mirë! Të gjithë ata që janë këtu, me punonjës me ata besimtarë që jemi janë të gjithë me leje”, shprehet një nga punonjësit dhe njëkohësisht besimtarët që kishte marrë pjesë në meshën e mbajtur.

1587259071_Screenshot7.jpg

1587259121_Screenshot8.jpg


Lajmi kryesor:

COVID-19 boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S'duhet që virusi t'na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?