Pashkë 'të veçanta' edhe në Elbasan, Imzot Andoni: Besimtarët janë kisha! Solidaritet dhe të gjithë t'i lutemi Zotit të kapërcejmë epideminë (VIDEO)

19 Prill 2020, 03:52| Përditesimi: 19 Prill 2020, 08:37

  • Share

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit imzot Andoni ka mbajtur meshën në kishën ortodokse “Shën Kolli” në Elbasan.

Edhe në këtë kishë, sikurse në qytetet e tjera të vendit kanë munguar besimtarët për shkak të kufizimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Të vetmit që kanë marrë pjesë në ceremoninë e sotme kanë qenë pjesëtarët e kishës të cilët ishin jo më shumë se 10 veta. Në krahasim me vitet e kaluara- ku besimtarët vërshonin drejt kishës për të ndezur qirinjtë e shpresës dhe çukitur vezën e Pashkës, mbrëmjen e sotme në Elbasan janë festuar Pashkë të veçanta për shkak të situatës.

Imzot Andoni ka dhënën mesazhin e tij për besimtarët referuar situatës ndërsa thekson se “pavarësisht pamundësisë për të qenë pranë kishës, besimtarët janë kisha dhe në këto ditë të vështira t’i lutemi Zotit të na ndihmojë ta kapërcejmë këtë sfidë të epidemisë si dhe më shumë solidaritet me njeri-tjetrin ”.

“Sivjet Pashkët na gjejnë në një situatë të ndryshme nga herët e tjera, nga ça mund ta parashikonte edhe imagjinata me e madhe. Megjithatë, në ditë të tilla njerëzit gjejnë forcë dhe aq më tepër besimtarët që fuqinë e tyre e gjejnë tek Perëndia.

Në këto ditë të gjithëve na është privuar mundësia për të qenë pranë kishave, për t’u lutur së bashku atje dhe për të marrë bekimet siç zakonisht ndodh. Megjithatë shtëpia është kisha e vogël. Secili nga ne në familjen e tij, lutet bashkë me të afërmit e tij sepse zoti Krisht na ka thënë që aty ku janë 2-3 veta aty jam edhe unë, aty është kisha. Pra besimtarët janë kisha. Kështu që në këto ditë dhe në këtë ditë Pashke le të lutemi të gjithë së bashku si familje, sepse çdo familje të gjitha së bashku ne krijojmë një kishë të madhe në të gjithë botën.

Ne i lutemi Zotit të na ndihmojë të kapërcejmë këtë sfidë të epidemisë, por gjithashtu të mund të solidarizohemi më shumë me njëri-tjetrin, të mund të kuptojmë se kush janë prioritetet në jetë dhe t’i jemi mirënjohes Perëndisë për gjithçka që na jep edhe atëherë kur kemi harruar ta falenderojmë”, është shprehur imzot Andoni, ndërsa në mesazhin e tij ka edhe një urim për të gjithë besimtarët ortodoks: “Edhe njëherë gëzuar Pashkët dhe mot më mirë!”, thotë ai.

1587261478_Screenshot16.jpg

1587261578_Screenshot18.jpg1587261646_Screenshot12.jpg


Lajmi kryesor:

COVID-19 boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S'duhet që virusi t'na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?