TIRANË- Në spitalin "Shefqet Ndroqi", i shndërruar prej pak ditën në COVID-19, ka shkuar në katër numri i pacientëve të shtruar. Ditën e sotme janë shtruar dhe tre pacientë të rij, përveç të resë e cila ishte prekur me koronavirus dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa ka bërë me dije se në këtë spital janë dërguar 5 respiratorët e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorë.
Ndërkohë, Manastirliu ka theksuar se ditën e djeshme është marrë vendimi për financimin dhe të 50 respiratorëve të tjerë. Shqipëria kishte në gjendje, pa përfshirë blerjet e fundit, 155 respiratorë automatikë në spitalet shtetërore dhe 17 në spitalet private.
"5 respiratorë e rinj, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh që po plotësojnë kapacitetet e terapisë intensive, tashmë janë vendosur në punë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku nga mëngjesi i sotëm po trajtohen edhe 3 pacientë të spitalit infektiv të konfirmuar me COVID19. Vijojmë forcimin e kapaciteteve qeveria vendosi dje financimin edhe të 50 respiratorëve të tjerë për situatën e emergjencës së shkaktuar nga COVID-19", shkruan Manastirliu.
Spitali "Shefqet Ndroqi" ka një kapacitet prej 190 shtretësh. Ai është skenari i dytë, pas spitalit Infektiv në QSUT me kapacitet prej 120 shtretësh. Aktualisht në Infekiv ndodhet të shtruar 81 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.