Kronikë

COVID-19/ Maturantët kthehen në klasa që nesër! Komiteti Teknik: Masat e tjera në fuqi siç janë edhe për një javë

31 Mars 2021, 14:53| Përditesimi: 31 Mars 2021, 21:02

  • Share

TIRANË- Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka vendosur ditën e sotme që maturantët  të rikthehen sërish në klasa dhe të mos ketë për ta mësim online. Kjo masë tha Komiteti vjen si rrjedhojë e uljes së lehtë të indicedës së infektimeve dhe se grupmosha 15-20 vjeç kanë një rezistencë më të madhe ndaj virusit. Nisja e vaksinimi masiv në të gjithë vendin dhe arsimtarëve jep mundësinë që të bëhet një lehtësim i masave për këtë grupmoshë dhe se maturantët të kthehen  të bëjnë mësim në shkolla. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor, pra lehtësimi është vetëm për maturantët.

Ndërkohë pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Megjithatë Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri thirrje që të respketohen masat dhe protokollet e përcaktuara për shkollat dhe se ato do të ndiqen me kujdes dhe se do të shihet nëse do të shtojnë apo jo numrin e infektive me këtë lehtësim të bërë.

Megjithatë ekspertët e Komitetit Teknik për COVID-19 vendosën që masat e tjera do të mbeten siç janë të pandryshuara edhe për një javë tjetër. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli tha se situata në vend paraqitet e stabilizuar me tendencë ulje të lehtë të incidencës dhe shtrimeve në spital. Rakacolli tha se shifrat nuk janë ende aty ku duhet të jenë dhe për këtë nuk do të ketë lehtësime të tjera, të paktën jo dhe për një javë deri sa shifrat e infektimeve të jenë më të lehta.

"Komiteti mendon që situata mbetet e qëndrueshme për uljen e lehtë të incidencës dhe shtrimeve në spitale dhe numrin e jetëve të humbura. Shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të marrë masat për të liruar situatën, prandaj mendojmë se masat e tjera të mbeten në fuqi edhe për një javë", tha Rakacolli.

Ajo që u pa si shqetësim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte rritja e infektimeve në bashkitë e vogla, të cilat konsiderohen si vatra infeksioni

Masat që janë ende në fuqi
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
4.Universitetet vijojnë online
5.Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

 

Ora 20:08
Pas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Ministria e Arsimit merr vendimin: Nga nesër maturantët të kthehen në shkolla

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Ministria njofton se nga ana e shkollave dhe strukturave janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?