Vilson Topulli

COVID-i merr jetën e një tjetër heroi me bluzë të bardhë! Bino: Na fal Vili që s'të shpëtuam dot

26 Gusht 2020, 09:28| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 14:55

  • Share

TIRANË- Koronavirusi merr një tjetër jetë nga heronjtë me bluzat e bardha. Epidemiologu, Vislon Topulli nuk mundi që të triumfonte në betejën me COVID-19, dhe pse gjatë karrierës së tij është dashur që të përballej dhe shumë viruse të rrezikshme.

Prej datës 11 gusht ai ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. Topulli vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet dhe hipertension. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta në moshën 73-vjeçare dha Silva Bino, Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila në një shkrim të gjatë, ka përshkruar se si e ka njohur Topullin.

"Kjo pandemi na mori sot kolegun  tone te palodhur Vilin , Vilson Topullin. Me Vilin jam njohur gjate epidemise se Koleres ne vitin 1994. Me pas punova perreth 16 vite me te. Vili ishte personi qe njihte cdo skute ne Shqiperi e njihte vendin dhe kedo qe punonte ne shendet publik. Nje njeri i palodhur.  Ishte historia dhe kujtesa e ISHP ku kishte fillluar punen qysh 19 vjec. Njeriu qe kishte punuar per kontrollin e Antraksit e njihte cdo gje rreth tij, qe kishte punuar me cdo epidemi dhe kotnroll te saj ne ISHP. Vili ishte kujtesa ku eksperienca reflektohej ne cdo veprim e pune tonen nga fushata e kontrollit te Fruthit dhe Rubeoles, punes per certifikimin e Shqiperise si vend pa polio, kontrollit te sa e sa shperthimeve epidemike e fushatave vaksinimi te ndryshme. Vili qe planifikonte me kujdes dhe ruante cdo detaj ne fletore. Ne nje nga  shenimet qe shkruante gjeta:  Po nisem urgjentisht ne Korce me Tan Ulqinakun dhe me Irisin per nje rast vdekjeje te nje te riu 28 vjec nga nje pneumoni virale. Ishte i palodhur ishte ndihma e cdo epidemiologu te ri e te vjeter. Ishte epidemiolog i mirefillte i terrenit. Nuk mund ta dinte se vite me pas nje pneumoni e tille do ti merte jeten. Te na falesh Vili qe nuk te mbrojtem e nuk te shpetuam dot. Te qofte i lehte dheu kolegu  jone i mire. Ngushellime femijeve te tu te mrekullueshem Herionit qe u perpoq ne cdo cast keto jave dhe per te cilin ti ishe aq krenar, mbesave te bukura e nipit Mario qe i doje aq shume, dhe Lajles se dashur me te cilen ishe aq i lidhur e ajo me ty", shkruan Bino.

 


Lajmi kryesor:

168 raste të reja me koronavirus dhe 4 viktima në 24 orët e fundit, ja sa qytetar fituan betejën


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicifi: 26/08/2020 22:27

    Rrnofte doktor Birisha u bani mhek u dha jete poshte Edvin Mafia

    Përgjigju
  • LORA: 26/08/2020 12:00

    Faleminderit dr.Vilson Topullit, per kontributet e shquara, ne sherbim te mbrojtjes se jetes se shqiptarve. I qofte dheu i lehte.

    Përgjigju
  • Ori: 26/08/2020 10:29

    Deri sa te kete. nje vaksine, punonjesit e shednetesise qe vuajne nga azma dhe diabeti duhet ose te dalin nga puna ose te mos punojne ne vijen e pare te luftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?