Logopedia Sibora Grifi

Çrregullimet e të folurit tek fëmijët dhe të rriturit, diagnostikimi dhe trajtimi nga logopedi

5 Mars 2020, 16:08| Përditesimi: 5 Mars 2020, 16:10

  • Share

Shumë shpesh, ne e marrim si të mirëqënë faktin se ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin, aq shumë sa ndonjëherë harrojmë sa kompleks është në të vërtetë proçesi i komunikimit.

Trupi ynë me një mekanizëm të përkryer bashkërendon të gjithë elementët e komunikimit, që finalizohen me anë të gjuhës duke dhënë si produkt fjalën.

Kur ndodh të afektohet e folura ose dëmtohet qoftë edhe një nga hallkat e këtij zinxhiri, vjen në ndihmë logopedi.

Logopedia si shkencë edukon dhe riedukon të gjithë patologjitë që shkaktojnë vështirësi në prodhimin e zërit, fjalës, gjuhës së folur, shkrimit, leximit dhe modaliteteve të tjera të komunikimit.

Ai ka të gjitha kompetencat e duhura për të vlerësuar, diagnostikuar dhe rehabilituar çrregullimet e komunikimit tek individi qoftë fëmijë apo adult.

Patologjitë që ndërhyn logopedi janë: Belbëzimi, disfoni, afazi, apraksi, vonesë gjuhësore, vonesë në të folur, çrregullimet e artikulimit, vështirësi në të nxënë, disfagi, humbje dëgjimi, çrregullime neurozhvilimore (Çrregullim i Spektrit të Autizmit, Prapambetje mendore, ADHD) si dhe në sindroma gjenetike (S.Down, S.Dandy-Walker etj).

Sipas logopedes Sibora Grifi, prania e tij në institucionet spitalore dhe arsimore është i domosdoshëm, por duke u nisur nga aktualiteti në Shqipëri vihet re mungesa e theksuar e këtij profesioni në këto struktura qoftë shtetërore apo private.

Përpos kësaj, edhe mosbashkëpunimi mjek-logoped krijon barriera duke çuar në mostrajtim të një numri të konsiderueshëm pacientësh që kërkojnë rehabilitimin e të folurit.

Gjithashtu, faza e pranimit të patologjisë nga prindi apo individi përbën një nga çështjet më problematike, pasi i shmangen trajtimit pa menduar për pasojat.

Proçesi i rehabilitimit logopedik konsiston në seanca prej 60 minuta dhe kohëzgjatja e trajtimit varet nga patologjia e pacientit.

Së fundmi, i vë rëndësi të veçantë faktit që: "Evidentimi i hershëm është çelësi i suksesit!".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?