Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me profesionsitë të lirë në qytetin e Vlorës. Bashkë me kandidatët për deputetë, Zamira Sinaj dhe Erjona Ismaili, Çuçi bëri një panoramë të transformimit që ka pësuar Vlora nën qeverisjen e PS-së dhe kërkoi mbështetjen me votë në 11 maj për të vijuar me projektet në vazhdim dhe sidomos për të finalizuar anëtarësimin e vendit në BE.
“Këtë radhë ne themi që ka ardhur dita historike sepse është një agjendë që është vendosur nga Brukseli. Këtë e thonë ata, nuk e themi ne. Brenda 2027 ne nënshkruajmë kontratën që klasifikohemi si një vend me standarde për të qenë pjesë e BE-së. 3 vitet e mbetura është procesi politik që kërkon ratifikimi i anëtarësimit nga çdo shtet anëtar”, tha Çuçi.
Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE shtoi ai më tej, krijohet një perspektivë e re edhe për profesionsitët e lirë, me më shumë mundësi pasi kemi të bëjmë me një treg më të madh.
“Perspektiva edhe e profesionistëve të lirë në këtë qytet do të jetë e shkëlqyer. Do të jenë gjithnjë e më shumë në numër sepse do të ketë nevojë për zyra shërbimi. Një gjë po ju them, që të kesh një pasaportë europiane e të jesh profesionist i lirë në Shqipëri, kontabilist po themi, ke të drejtën e punës pa pasur nevojë për asnjë letër tjetër, të bësh llogaritë e një kompanie në Gjermani, Spanjë apo kudo tjetër në hapësirën administrative të BE-së. Pra, vetëm këtë të mendosh që tregu për klientelën tuaj menjëherë zgjerohet për qindrafish është një benefit i drejtpërdrejtë”, tha Çuçi.
Komente
