Politikë

Çuçi takim me socialistë të hershëm në Rajonin 4 të Vlorës: Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen tonë, për Shqipërinë

14 Prill, 15:36| Përditesimi: 14 Prill, 15:48

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me socialistë kontibutorë ndër vite në Rajonin 4 të Vlorës. Bashkë me të ishte edhe kandidatja për deputete, Evis Allushi.

Në fjalën e tij ai vlerësoi angazhimin e tyre për vite me radhe dhe kërkoi të vijojnë të mbështesin me votë Partinë Socialiste edhe në sfidën e 11 majit.   

“Ne jemi Partia Socialiste dhe jemi një familje e madhe. Gjëja që na bën vërtet krenarë për statusin e të qenit pjesë e familjes socialiste është që ne kemi ditur jo vetëm ta mbajmë këtë familje të shëndoshë, jo vetëm ta paraqesim te njerëzit si një forcë politike, që është e vetmja për ta bërë Shqipërinë pjesë të Europës, por jemi edhe një familje që bashkëjetojmë me brezat dhe rritemi së bashku. Ne vazhdimisht jemi rritur falë kontributit të paraardhësve tanë që jemi aktivë sot, pra një pjesë e mirë e juaja këtu, falë punëve të mira që kemi bërë në gjithë periudhën që shqiptarët na kanë besuar qeverisjen dhe falë një koshience që jo të gjitha partitë e kanë në raport me Shqipërinë”, tha Çuçi. 

Teksa vlerësoi deputetin aktual të Vlorës, Ilir Metaj për përfaqësimin në Kuvend dhe kandidaten Evis Allushi, Çuçi theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. 

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Vlorën, por për të ardhmen tonë, për Shqipërinë. Vlora është shembulli i transformimit gjigant të një vendi nga një vend i harruar në një perlë të Mesdheut, që ka akoma çfarë të ndryshojë për të qenë vendi më i bukur në Mesdhe. Nuk duhet të humbim fokusin te zgjedhjet e 11 majit sepse duhet të votojmë numrin 5 që është kryesorja dhe më pas të votoni kandidatin që preferoni në listë të hapur. Ne kemi një ofertë të hapur me kandidatë. Këtu ju kemi sjellë një vajzë, një grua të mrekullueshme që meriton votën tuaj”, deklaroi drejtuesi politik i PS-së në Vlorë. 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?